Aktualitet

Gjendet i mbytur vëllai i aktores Marjeta Lajrja, trupi i 60-vjeçarit u pikas buzë liqenit të Pogradecit

Dosja.al mëson se ngjarja e rëndë është raportuar pasditen e sotme. Trupi i pajetë është pikasur në ujë dhe është dërguar në morgun e spitalit të Pogradecit.
Featured image of article: Gjendet i mbytur vëllai i aktores Marjeta Lajrja, trupi i 60-vjeçarit u pikas buzë liqenit të Pogradecit Marjeta Ljarja

POGRADEC– Sotiraq Ilo, 60 vjeç, vëllai i aktores Marjeta Ljarja, është gjetur i mbytur ditën e sotme në Pogradec. Trupi i të ndjerit u pikas në afërsi të vendit të quajtur ‘Ura e Qytetit’, buzë liqenit të Ohrit, rreth orës 17:10.

 Dosja.al mëson se trupi i pajetë i Ilos është pikasur buzë ujit nga kalmitarët, të cilët kanë njoftuar edhe shërbimet e emenrgjencës. Trupi i të ndjerit është dërguar në morgun e spitalit të Pogradecit.

Ai do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko logjore për të zbuluar shkaqet e vdekjes, ndërkohë që paraprakisht bëhet me dije se në trupin e Ilos nuk janë konstatuar shenja dhunë. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po kryhen hetimet paraprake. 

(f.m/dosja.al)

  • 18:47

    U mbyt në liqenin e Pogradecit, 60-vjeçari është vëllai i aktores Marjeta Ljarja

    60-vjeçari që u mbyt në liqenin e Pogradecit është Sotiraq Ilo. Dosja.al ka mësuar se i ndjeri që u gjet i mbytur është vëllai i aktores Marjeta Ljarja. Trupi i 60-vjeçarit u gjet në afërsi të vendit të quajtur ‘Ura e Qytetit’. Ai është dërguar në spitalin e morgut të qytetit, ku pritet edhe ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkakun e vdekjes

  • 17:28

    Policia Pogradec/ Informacion paraprak

    Më datë 14.02.2021, rreth orës 17:10, në afërsi të vendit të quajtur ‘Ura e Qytetit’, buzë liqenit të Ohrit, është gjetur i mbytur një shtetas rreth 60 vjeç.

    Nga këqyrja paraprake e trupit të tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

    Trupi i pajetë do të dërgohet në morgun e Spitalit, nga ku do të pritet ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkakun e vdekjes.

    Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Shto Koment