Aktualitet

Gjendet një person i asfiksuar në Durrës, ishte shtrirë në lulishte (VD)

Nuk dihet nëse gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar apo ka ndodhur e kundërta. Ndërkohë që nuk bëhet me dije as identiteti i tij, apo shkaqet e asfiksimit e rrethanat e ngjarjes.
Featured image of article: Gjendet një person i asfiksuar në Durrës, ishte shtrirë në lulishte (VD) Pamje nga vendi i ngjarjes

DURRËS– Një person është gjetur i asfiksuar në qytetin e Durrësit. Mësohet se personi në fjalë është gjetur rreth orës 17;30 tek Muzeu i Dëshmorëve dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Durrësit. Policia është njoftuar nga një telefonatë anonime që ka parë personin e asfiksuar të shtrirë në lulishte dhe më pas ka mbërritur në vendngjarje.

Nuk dihet nëse gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar apo ka ndodhur e kundërta. Ndërkohë që nuk bëhet me dije as identiteti i tij, apo shkaqet e asfiksimit e rrethanat e ngjarjes.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(f.m/dosja.al)

Shto Koment