Aktualitet

Digjet makina në fshatin Ferraj, dyshohet se ka lidhje me atentatin te ‘Xhamlliku’

Sipas informacioneve mësohet se makina i përket autoriëve të krimit, të cilët ekzekutuan ish-policin.
Featured image of article: Digjet makina në fshatin Ferraj, dyshohet se ka lidhje me atentatin te ‘Xhamlliku’ Ilustrim
Përditësuar:

TIRANË- Pak minuta pas vrasjes në Tiranë një makinë është gjetur e djegur në fshatin Ferraj pak kilometra nga vendi i ngjajres.

Sipas informacioneve mësohet se makina i përket autoriëve të krimit, të cilët ekzekutuan ish-policin.

Edhe nga Policia ky informacion konfirmohet, pasi në një njoftim për mediat shkruajnë se makina e djegur do të përdoret si provë materiale.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dosja.al mëson se autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes nga zona e e Freskut dhe më pas ka dalë jashtë Tiranës, duke djegur dhe makinën.

Një atentat mafioz ka ndodhur sot në mbrëmje në Tiranë. Është ekzekutuar brenda makinës së tij, Santiago Malko, ish-punonjës policie. Malko është qëlluar disa herë në ecje dhe më pas me një plumb në kokë nga afër. Autorët e kanë njdekur për disa qindra metra dhe më pas i kanë prerë rrugën. Pas ngjarjes është gjetur dhe makina e autorëve e djegur në fshatin Ferraj.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment