Aktualitet

Dy ditë në Patok, ankorohet në portin e Shëngjinit veliera e një italiani me flamur slloven, pranë mjetit me emrin TAI-PAN u gjet dhe një gomone, dyshime për trafik të lëndëve narkotike

VIDEO
Por, kur edhe pas dy ditësh nuk është pikasur asnjë person rreth tij, policia ka marrë vendimin që ta ankorojë atë në portin e Shëngjinit, për të vijuar me procedurat e tjera. Paraprakisht, burime nga porti i Shëngjinit, bëjnë me dije për Dosja.al se jahti është në pronësi të një shtetasi italian dhe dyshohet se është përdorur ose do të përdorej për trafik të lëndëve narkotike.
Featured image of article: Dy ditë në Patok, ankorohet në portin e Shëngjinit veliera e një italiani me flamur slloven, pranë mjetit me emrin TAI-PAN u gjet dhe një gomone, dyshime për trafik të lëndëve narkotike Veliera
Përditësuar:

LEZHË– Një jaht, i llojit velierë me emrin TAI-PAN e me flamur të Sllovenisë, është ankoruar mbrëmjen e sotme në portin e Shëngjinit, rreth orës 20:00. Mësohet se veliera ishte pikasur prej dy ditësh në Patok, pranë vendit të quajtur Godull dhe është mbajtur prej dy ditësh nën mbikëqyrje nga efektivët e policisë së Kurbinit.

Por, kur edhe pas dy ditësh nuk është pikasur asnjë person rreth tij, policia ka marrë vendimin që ta ankorojë atë në portin e Shëngjinit, për të vijuar me procedurat e tjera. Paraprakisht, burime nga porti i Shëngjinit, bëjnë me dije për Dosja.al se jahti është në pronësi të një shtetasi italian dhe dyshohet se është përdorur ose do të përdorej për trafik të lëndëve narkotike.

Pranë jahtit, është pikasur edhe një gomone, më afër bregut të detut, me anë të së cilës, dyshohet se italiani (pronari) emri i të cilit nuk bëhet ende me dije, ka zbritur në tokë bashkë me një shoqërues dhe është strehuar në rrethinat e Kurbinit. Veliera ishte nisur nga Greqia drejt Malit te Zi, bazuar nga kontrollet paraprake, por verifikimi më i detajuar i mjetit lundrues, do të zbardhë motivet që e sollën në ujërat shqiptare. Dosja.al ka sjellë edhe pamje nga Lezha, në bregun e detit të Shëngjinit, aty ku pranë portit është ankoruar veliera që u gjet e braktisur.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ky nuk është mjeti i parë lundrues që gjendet i braktisur në ujërat shqiptare. Në shtator të një viti më parë, jahti “Atik Bey” u gjet i braktisur në detin Adriatik, 12 milje larg bregdetit të Shëngjinit, me GPS te fikur. Në të udhëtonte kapiteni Sezgin Yavuz, i cili vijon të jetë ende i humbur. 

(f.m/dosja.al)

  • 22:51

    Veliera e braktisur është në emër të një italiani, i huaji erdhi në tokë me anë të një gomoneje bashkë me shoqëruesin, asnjë gjurmë nga ata prej dy ditësh

    Pranë velierës së gjetur në ujërat e bregdetit të Shëngjinit është pikasur edhe një gomone. Mësohet se mjeti lundures është në pronësi të një italiani dhe prej andej është nisur për herë të fundit, drejt Shqipërisë. Burime nga porti i Shëngjinit, ku dhe është ankoruar jahti, bëjnë me dije për Dosja.al se pranë jahtit, më afër bregut të detit, është gjetur edhe një gomone. Mendphet se me ndihmën e saj, italiani dhe një tjetër person që është parë me të, kanë mbërritur në tokë, për tu larguar në drejtim të paditur. Arsyet e braktisjes së jahtit nuk dihen ende, ndërkohë policia po heton nëse ky mjet lundures ishte përdorur, apo ishte planifikuar të përdorej për tranasport të lëndëve narkotike. Jahti është tip Veliere me flamur slloven me emër TAI-PAN dhe është marrë nga policia kufitare në zonën e Patokut për t’u ankoruar më pas në portin e Shëngjinit sonte në orën 20.10. Policia vijon hetimet.

  • 22:18

    VIDEO/ Kjo është veliera që u gjet e braktisur në Shëngjin, u mbajt nën vëzhgim nga efektivët, për dy ditë me radhë në të s’pipëtiu as miza

    Pamjet që po shikoni vijnë nga Lezha, në bregun e detit të Shëngjinit, aty ku pranë portit është ankoruar veliera që u gjet e braktisur. Mësohet se veliera është pikasur para dy netësh nga efektivët dhe është mbajtur nën vëzhgim. Duke qenë se në të nuk janë parë lëvizje njerëzish, policia kufitare ka vendosur që të ndërhyrë për ta ankoruar mjetin lundrues në port.

Shto Koment