Aktualitet

Gjendet një i ri pa ndenja në anë të rrugës në Durrës, ambulanca e dërgon për në spital

Qytetarët kanë hasur një të ri që ishte shtrirë në tokë pa ndenjë afër muzeleumit të dëshmorëve dhe kanë lajmëruar ambulancën. 
Featured image of article: Gjendet një i ri pa ndenja në anë të rrugës në Durrës, ambulanca e dërgon për në spital

DURRËS- Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në mbrëmje në qytetin e Durrësit. Qytetarët kanë hasur një të ri që ishte shtrirë në tokë pa ndenjë afër muzeleumit të dëshmorëve dhe kanë lajmëruar ambulancën. 

Një autoambulancë ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka marrë menjëherë trupin e të riut, i cili nuk ka reguar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më tej mjekët bashkë me të riun janë nisur për në spital dhe ende nuk ka asnjë njoftim se si është gjendja e tij. Ndërkohë dhe Policia ka nisur hetimet për të kuptuar se çfarë ka ndodhur. 

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment