Aktualitet

Gjendet një fuoristradë luksoze e braktisur në Mamurras, u grabit në Velipojë në katër të mëngjesit

FOTO
Pas informacioneve të marra, policia është vënë në ndjekje të mjetiit, deri në hyrje të Lezhës, më pas i ka 'humbur' grabitësit.
Featured image of article: Gjendet një fuoristradë luksoze e braktisur në Mamurras, u grabit në Velipojë në katër të mëngjesit Fuoristradë e braktisur në Mamurras

MAMURRAS– Një automjet luksoz, i llojit “Fuoristradë”, është grabitur një natë më parë në plazhin e Velipojës. Mësohet se rreth orës 04:00 të mëngjesit, persona të paidentifikuar, kanë grabitur mjetin dhe janë larguar nga Velipoja.

Pas informacioneve të marra, policia është vënë në ndjekje të mjetiit, deri në hyrje të Lezhës, më pas i ka ‘humbur’ grabitësit.

Fuoristradë e braktisur në Mamurras

Të frikësuar nga fakti që po ndiqeshin nga policia, personat kanë braktisur mjetin në rrugën dytësorë pranë Mmaurrasit dhe janë larguar në drejtim të paditur.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ende nuk dihen identitetet e grabitësve apo qëllimet për të cilat do të përdorej makina në fjalë, ndërkohë që policia po kërkon.

(f.m.dosja,al)

Shto Koment