Aktualitet

Lushnje/ Vajti të hapte lokalin, ekzekutohet me plumb në kokë vëllai i krahut të djathtë të Aldo Bares, Enver Boriçi

Vritet me plumb në kokë brenda lokalit të tij në Lushnje, 52-vjeçari, Enver Boriçi. Boriç njihet si vëllai i krahut të djathtë të Aldo Bares. Skema e njëjtë me atë që u përdor në vrasjen e Besmir Hidës në 1 tetor, ku viktima u qëllua teksa po pinte kafe.
Featured image of article: Lushnje/ Vajti të hapte lokalin, ekzekutohet me plumb në kokë vëllai i krahut të djathtë të Aldo Bares, Enver Boriçi Enver Boriçi, viktima.

LUSHNJE- Vritet me armë zjarri brenda lokalit të tij në Lushnje, Enver Boriçi, 52-vjeç, ish-anëtari i bandës së Lushnjes, i njohur edhe si vëllai i krahut të djathtë të Aldo Bares, Arben Boriçi. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, kur viktima ka shkuar të hapë lokalin, dhe ka qenë duke pirë kafe, kur në këtë moment është vrarë nga një person i maskuar. Ai është qëlluar me një plumb në kokë, që i ka marrë jetën në vend. Trupi i tij, u gjet nga familjarët në mëngjes.

Viktima Enver Boriçi

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Akoma nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e kësaj vrasjeje të rëndë që ndodh në Lushnjë, ku jo më larg se dy muaj më parë,,  më 1 tetor 2019 , u vra në verandën e lokalit ku po pinte kafenë e mëngjesit, daja i Zamir Latifit, Besmir Hida. Gazetari Artan Hoxha, hodhi i pari dyshimet se ekzekutimi është kryer nga grupi që vrau nipin e Hidës, Zamir Latifin, edhe ky pjesë e bandës së Aldo Bares. Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili janë dy të dyshuarit e parë edhe për vrasjen e Hidës. Për këto vrasje, ende nuk ka asnjë të shoqëruar zyrtarisht nga policia.

(J.V:F.G/Dosja.al)

  • 8:42

    Detaje/ Si u vra brenda lokalit të tij, ish-anëtari i bandës së Lushnjës, Enver Boriçi (DETAJE)

    Mëngjesin e sotëm, në lokalin e tij në rrugën “Kadri Gjystri” në Lushnjë, është gjetur i pajetë, Enver Boriçi, ish-anëtari i bandës së Lushnjes. Mësohet se ai është gjetur i vrarë, me një plumb në kokë, nga familjarët lokalit mëngjesin e sotëm. Dyshohet se ai është vrarë gjatë natës.

    Njoftimi i Policisë:

    Sot rreth orës 07:45, në lagjen lagjen “Kadri Gjystri” Lushnje, në lokalin e tij është gjetur i vrarë me armë zjarri shtetasi E.B, 52 vjeç. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Shto Koment