Aktualitet

FOTO + EMRI/ Gjendet i vetëm në mes të rrugës i mituri në Tiranë, nuk mban mend shtëpinë, ndodhet tek komisariati nr.3

I mituri është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ndodhet tek komisariati numër 3 në Tiranë.
Featured image of article: FOTO + EMRI/ Gjendet i vetëm në mes të rrugës i mituri në Tiranë, nuk mban mend shtëpinë, ndodhet tek komisariati nr.3 Vin Uku
Përditësuar:

TIRANË– Një i mitur me emrin Vin Uku është gjetur i vetëm në mes të rrugës ditën e sotme. Policia e Tiranës njofton se rreth orës 16:00, i mituri me emrin Vin Uku është gjetur tek “Terminali i Jugut”.

I mituri është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ndodhet tek komisariati numër 3 në Tiranë.

Por, ai nuk mban mend shtëpinë e tij. Shikoni foton e të miturit dhe nëse ndokush e njeh është i lutur të lajmërojë familjarët e tij, që të fëmija tu ribashkohet sërish.

Vin Uku

Njoftimi i policisë Tiranë

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më datë 08.05.2021, rreth orës 16:00, tek “Terminali i Jugut” është gjetur nga qytetarët i vetëm në rrugë fëmija e mitur Vin Uku, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore, por nuk mban mend banesën e tij. Aktualisht fëmija gjendet në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.3.

Familjarë të tij ose çdo person tjetër që ka kontakte me ta mund të telefonojë në 112 ose mund të paraqitet pranë Komisariatit Nr.3 Tiranë. Duke ju falenderuar për bashkëpunimin.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment