Aktualitet

Gjendet i pajetë roja i një pallati në ndërtim në Tiranë, Policia: Dyshohet se ka rënë nga lartësia

Deri tani mësohet se dyshohet se punëtori mund të ketë rënë nga lartësia.
Featured image of article: Gjendet i pajetë roja i një pallati në ndërtim në Tiranë, Policia: Dyshohet se ka rënë nga lartësia Ilustrim

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Policia e Tiranës në një njoftim për mediat bën me dije se një punëtor (roje) me iniciale, N.B. 50 vjeç, është gjetur i pajetë në shesh pushimin e një pallati në ndërtim në rrugën “Ndre Mjeda”. 

Deri tani mësohet se dyshohet se punëtori mund të ketë rënë nga lartësia. Policia ndërkohë ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

Më datë 13.08.2020, rreth orës 13:24, në rrugën “Ndre Mjeda”, në një pallat në ndërtim, është gjetur i pajetë në sheshpushimin e kati -2, roja i objektit shtetasi N.B., rreth 50 vjeç, ku dyshohet se mund të ketë rënë nga lartësia.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes“, njofton Policia.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment