Aktualitet

Gjendet e braktisur “Porsche Cayenne”, bisha luksoze nuk iu bind policisë një natë më parë, ‘fluturoi’ pas urdhërit të ndalimit

VIDEO
Ky automjet, mësohet se është makina që një ditë më parë gjatë një kontrolli të bujshëm nga forcat RENEA që u zhvilluan në Elbasan, nuk u ndalua. Efektivët i dhanë urdhërin e ndalimit, por makina e shtrenjtë 'fluturoi' me shpejtësi skëterrë dhe u zhduk nga sytë e uniformave blu.
Featured image of article: Gjendet e braktisur “Porsche Cayenne”, bisha luksoze nuk iu bind policisë një natë më parë, ‘fluturoi’ pas urdhërit të ndalimit Makina e braktisur

ELBASAN– Një automjet i llojit “Porsche Cayenne” me targa AA 648 US, është gjetur i braktisur në Elbasan. Mësohet se ‘bisha luksoze’ është gjetur e braktisur pranë lumit Shkombin.

Ky automjet, mësohet se është makina që një ditë më parë gjatë një kontrolli të bujshëm nga forcat RENEA që u zhvilluan në Elbasan, nuk u ndalua. Efektivët i dhanë urdhërin e ndalimit, por makina e shtrenjtë ‘fluturoi’ me shpejtësi skëterrë dhe u zhduk nga sytë e uniformave blu.

Ende nuk dihet se kush udhëtonte në këtë makinë që dje u ‘zhduk’ dhe sot u gjet e braktisur. Ndërkohë, në Elbasan dhe në shumë qytete të tjera, si Tirana, Durrësi, Kruja etj, po ushtrohen kontrolle të bujshme nga Policia e Shtetit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pas arrestimit të Erion Alibejt, efektivët janë në kërkim të të rrezikshmëve të tjerë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment