Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Aktualitet
Gjenden dhe sekuestrohen 10 mijë dollarë në shtëpinë e gjyqtares Enkelejda Hoxha
11 Shkurt 2021, 13:47Nga DOSJA
TIRANË– Dhjetë mijë dollarë janë gjetur dhe janë sekuestruar në banesën e gjyqtares Enkelejda Hoxha, e cila u vu sot në pranga. Dosja.al ka mësuar se kontrollet janë ushtruar në banesën në në zonën e njohur “Komuna e Parisit”, në rrugën ‘Xhanfize Keko’.
Gjatë kontrolleve janë pikasur 10 mijë dollarë kesh, të cilat janë në duart e SPAK tashmë. ajo që do të bëhet në vijim, është vazhdimi i kontrolleve në banesat dhe pronat e Hoxhës dhe verifikimi i origjinës së tyre.
SPAK ka arrestuar sot gjyqtaren Enkelejda Hoxha bashkë me 9 persona të tjerë pasi kishin në plan të lironin të dënuarin për vrasje Saimir Petani. Avokati Aldo Tabaku ishte pjesë e skemës bashkë me sekretaren e gjykatës, Manuela Mallakuçi dhe ekspertin mjeko-ligjor, Shkëlqim Korbi.
Gjyqtarja Enkelejda Hoxha akuzohet nga SPAK se ka marrë shuma nga 6 mijë deri në 12 mijë euro në këmbim të lirimit të të dënuarve për vrasje. Në skemë u zbulua edhe mjeku kardiolog Edvin Prifti pasi mori ryshfet për të operuar në QSUT nënën e sekretares së gjykatës.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Epidemiologu Ilir Alimehmeti propozon mbylljen për disa javë të transportit publik dhe të lokaleve, të cilat janë burimet kryesore të përhapjes së ...
SHKODËR– Situata në Shkodër është rënduar për shkak të përmbytjeve aty ku uji ka përmbytur tokat dhe disa banesa. Forcat e ushtrisë kanë bërë të mundur eva...
TIRANE– Ish-deputeti socialist Namik Dokle ka 11 muaj që nuk ka asnjë kontakt me botën e jashtme. Në një postim në rrjetet sociale, Dokle ndan me miqtë e ...
TIRANË– Avokati Ndue Pjetra ka kallëzuar në SPAK anëtarin e KLGJ-së Alban Toro, në akuzën e falsifikimit të dokumenteve. Pas daljes nga institucioni ai u s...
TIRANE- Shën Valentin i bardhë! Kjo fundjavë do të përfshihet nga reshjet e dëborës që do të jenë prezente thuajse në të gjithë territorin e vendit.Meteoalb, sq...
SHKODËR– Përmbytjet në Shkodër kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin e qytetarëve si dhe të mjeteve. Në videon e siguruar nga ‘Syri.net’ shihet që në uj...
TIRANË– Enkelejda Hoxha, gjyqtarja e Krujës që u vu në pranga paraditen e sotme ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë në Tiranë. Në pamjet e publikuara nga...
DURRËS– Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka lënë të nënkuptohet se mund të tregojë një tjetër emër që nuk duhet të kandidojë në zg...