Aktualitet

Gazetarja po raportonte, bie suvaja te ‘Gjeologjiku’, ndërtesa e përmbytur/ Dekani: Situatë katastrofike(FOTO+VD)

Në momentin që gazetarja e Report Tv, Eliza Gjediku,  po zhvillonte një lidhje live me dekanin e Fakultetit, Vasil Jorgji, është shembur një pjesë e tavanit duke i rrezikuar edhe jetën.

TIRANË– Pas tërmetit, gjendja tek Fakulteti i Gjeologji-Minierave është alarmante. Godina ka pësuar dëme të parikuperueshme, dhe pas tërmetit, ndërtesa është mbushur me ujë, për shkak të reshjeve të dendura të shiut që kanë përfshirë vendin tonë që prej pasdites së djeshme.

Në momentin që gazetarja e Report Tv, Eliza Gjediku,  po zhvillonte një lidhje live me dekanin e Fakultetit, Vasil Jorgji, është shembur një pjesë e tavanit duke i rrezikuar edhe jetën.

Dekani i këtij fakulteti, ka thënë se situata në këtë godinë është e rrezikshme edhe më shumë pas tërmetit që ra ditën e shtunë, ku në këtë godinë u shemb një pjesë e tarracës në katin e fundit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Kjo është një situatë katastrofike. Ne kemi qenë me shumë fat, që qëlloi ditë e shtunë dhe nuk patëm punonjës dhe studentë pasi do të kishte shumë viktima (për rastin e tërmetit). Kjo që ndodhi tani që cfarë ra jashtë ra brenda do të fillojë menjëherë rikonstruksionin e godinës. Unë pres që të vijë grupi i ekspertëve. Kjo ishte pasojë e rrëzimit të kornizës së çatisë që mori edhe letrën serë për izolimin e çatisë. Ka bërë dëme të mëdha në auditorë dhe laboratorë, sidomos i mikroskopëve, por shyqyr që arriti përgjegjësi i laboratorit që i largoi. Godina nuk mund të kthehet më në gjendje e mëparshme. Në godinën tjetër të re, ku ka qenë Shkolla e Magjistraturës mund të bëhet mësim me turne” tha ai.

Ende vijojnë shirat e dendur në vend. Qytetet që janë prekur më shumë nga shirat dhe moti i furishëm janë Tirana, Fushë Kruja, Lezha, Durrësi, Vlora dhe Laçi. Rrethi i Krujës dhe qytetit i Laçit janë gdhirë nën ujë. Deri më tani raportohen dhjetëra banesa të përmbytura dhe dhjetëra familje të izoluara në fshatrat e Krujës dhe Laçit. Është bllokuar qarkullimi në autostradën Tiranë-Durrës pasi është përmbytur. Aksi Milot dhe  Fushë- Krujë- Milot kalohet me vështirësi.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment