Aktualitet

Gara për kreun e SPAK, skualifikohet nga gara, Altin Dumani, merr vetëm 4 vota

Në votimin me dyer të mbyllura, të zhvilluar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë Dumani ka marrë vetëm 4 vota nga 6 që duhet për të marrë postin. 
Featured image of article: Gara për kreun e SPAK, skualifikohet nga gara, Altin Dumani, merr vetëm 4 vota Altin Dumani

TIRANË– Prokurori Altin Dumani është skualifikuar nga gara për të drejtuar Prokurorinë e Posaçme. Në votimin me dyer të mbyllura, të zhvilluar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë Dumani ka marrë vetëm 4 vota nga 6 që duhet për të marrë postin. 

Dumani mori votëbesimin e Bazajt, Dollapit, Canit dhe Esmeralda Cani.

SPAK sot ka marrë dritën jeshile. 8 anëtarët e Prokurorisë së Posaçme Anti Korrupsion janë betuar para Presidentit Meta. Prokurori Arben Kraja është zgjedhur kryetar i tyre për 3 vite pa të drejtë rikandidimi. Ai premtoi se do të ishte i ashpër me ata që do shkelin ligjin. Ndërkombëtarët kanë përshëndetur formimin e strukturës së re. Reagime edhe nga politika shqiptare.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(F.g./dosja.al)

 

Shto Koment