Politike

Gara për kreun e KLSH, Ekonomia rrëzon kandidaturën e Metës

Featured image of article: Gara për kreun e KLSH, Ekonomia rrëzon kandidaturën e Metës Petraq Milo, kandidat per kryetar i KLSH

TIRANË- Komisioni i Ekonomisë ka rrëzuar kandidaturën e propozuar nga presidenti Ilir Meta për të marrë drejtimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Petraq Milo, u propozua nga Meta dhe u rrëzua sot nga Ekonomia me votat e mazhorancës.

4 vota pro dhe 9 kundër ishte rezultati i votës për Milon. Kundërshtia lidhej me argumentet e socialistëve se në CV-në e tij mungonin të dhënat për detyrën që ka mbajtur kur ka qenë student, si dhe fakti se ishte kandidat për anëtar të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vijon…

(F.g/dosja.al)

Shto Koment