Politike

“Gaboi…pa diskutim”, Rama merr në mbrojtje Ardi Veliun: I besoj më shumë ndjesës së tij sesa të gjithë moralistëve të këtij vendi (DEKLARATA)

VIDEO
Kryeministri Edi Rama komentoi sot për herë të parë incidentin e drejtorit të Policisë, Ardi Veliu me Zaida Cobon, të ëmën e djalit të dhunuar nga policët tek Liqeni. Rama tha se Veliu gaboi, por nuk justifikoi dhunën e policëve. Kreu i qeverisë tha se mediat nxorrën nga konteksti deklarimin e tij. 
Featured image of article: “Gaboi…pa diskutim”, Rama merr në mbrojtje Ardi Veliun: I besoj më shumë ndjesës së tij sesa të gjithë moralistëve të këtij vendi (DEKLARATA) Edi Rama dhe Ardi Veliu

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë në mbrojtje drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu pas incidentit publik të një jave më parë, në lidhje me videon e të ëmës së 15-vjeçarit të dhunuar nga policia tek Liqeni. Rama tha se ka një konsideratë të veçantë për Veliun, që siç tha ai është drejtuesi më me integritet në vend. Rama tha se deklarata e tij u nxorr nga konteksti, dhe ishte e pasqaruar mirë, por megjithatë, Veliu tha ai, gaboi.


Së pari më lejoni të sqaroj që sigurisht Drejtori i Policisë për të cilin kam konsideratë për profesionalizmin, rezultatet dhe integritetin, në këtë rast ka gabuar. Pa diskutim, e them pa asnjë pa asnjë rezervë. Po jam më i prirur t’i besoj ndjesës së tij publike sesa të gjithë moralistëve të mexhelisit të këtij vendi. E thënë ashtu siç e tha ai, duket keq, por gjërat duhen thënë nga fillimi në fund jo në mes të fjalisë. Unë e njoh atë, njoh edhe moralistët. Integritetin e Ardi Veliut se ka vënë askush në diskutim.”,-tha Rama.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më 29 maj, në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu teksa u pyet për dhunën e ushtruar nga 4 efektivë policie mbi një minoren, Veliu ka zgjedhur që të nxjerrë një video të nënës së tij, Zaida Çobos e cila shfaqej me një armë në dorë. Veliu u shpreh se nga videoja kuptohej se nga cila familje vinte djali. Por doli blof pasi pamjet ishin xhiruar gjatë një filmi. Ky incident shkaktoi një stuhi reagimesh në opinionin publik në vend, ku ishin të shumtë zërat që kërkonin largimin e tij. Vetë Veliu, kërkoi ndjesë publike, ndërsa vetë e prekura, tha se këtë çështje ia ka lënë në dorë drejtësisë.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment