Aktualitet

Futi laminat kontrabandë, arrestohet 54-vjeçari nga Kosova, procedohet doganieri në Tropojë

Ai u arrestua në vendin e quajtur “Sopot”, gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në mjetin e tij tip furgon u konstatuan  100 m² laminat, për të cilat nuk dispononte asnjë faturë për vendin e origjinës së tyre.
Featured image of article: Futi laminat kontrabandë, arrestohet 54-vjeçari nga Kosova, procedohet doganieri në Tropojë Arrestim

TROPOJË– Një 54-vjeçar me inicialet I. A., banues në Shishman, Kosovë ka rënë në pranga pasi akuzohet për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se 54-vjeçari, ka futur 100 metra katrorë laminat, përmes doganës Qafë Morinë-Tropojë.

Ai u arrestua në vendin e quajtur “Sopot”, gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në mjetin e tij tip furgon u konstatuan  100 m² laminat, për të cilat nuk dispononte asnjë faturë për vendin e origjinës së tyre.

Bashkë me të u procedua penalisht edhe 41-vjeçari me inicialet V. N., banues në Tropojë, me detyrë doganier në doganën Qafë Morinë-Tropojë, pasi ka shpërdoruar detyrën duke mos kryer veprimet doganore ndaj drejtuesit të mjetit të lartpërmendur. 

Njoftimi i policisë Tropojë

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Arrestohet në flagrancë një shtetas, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”. Procedohet penalisht dhe një doganier, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Specialistët e Seksionit për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë i shtetasin I. A., 54 vjeç, banues në Shishman, Kosovë. Arrestimi i tij u bë pasi, në vendin e quajtur “Sopot”, gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në mjetin e tij tip furgon u konstatuan 100 m² laminat, për të cilat nuk dispononte asnjë faturë për vendin e origjinës së tyre.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin V. N., 41 vjeç, banues në Tropojë, me detyrë doganier në doganën Qafë Morinë-Tropojë, pasi ka shpërdoruar detyrën duke mos kryer veprimet doganore ndaj drejtuesit të mjetit të lartpërmendur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment