LIVE UPDATES
Sport

FSHF zyrtarizon emrin ‘Air Albania’ për stadiumin: Do njihet kështu për 5 vite, tribunat do mbajnë ermat e legjendave

15 Nëntor 2019, 19:10 Nga DOSJA
FSHF zyrtarizon emrin ‘Air Albania’ për stadiumin: Do njihet

TIRANË- Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar sot detaje në lidhje me kontratën për brandimin e emrit të stadiumit të ri të ndërtuar në qendrën e Tiranës, që njihet si “Arena Kombëtare”. Në një reagim për mediat FSHF, bën me dije se stadiumi do të quhet për 5 vitet e ardhshme si “Air Albania” në bazë të kontratës të nënshkruar mes palëve.

Sipas FSHF në procesin e përzgjedhjes së emrit pati 2 oferta financiare konkrete dhe 4 shprehje interesi. “Ofertuesit ishin kompania ajrore Air Albania dhe kompania e njohur e karburanteve Bolv Oil”, shkruan FSHF. Për sa i përket emrave të legjendave të futbollit shqiptar ato do të vendosen në tribunat e “Air Albania”.

Këshilli i Administrimit dhe Asambleja e Përgjithshme e Aksionerëve të Qendra Sportive Kuq e zi ka vendosur që Tribunat e stadiumit të marrin emrat e personaliteve të historisë dhe të futbollit Shqiptar, si vijon: Tribuna qendrore do të emërtohet – Tribuna Qemal Stafa. Tribuna Lindore(Ballore) do të emërtohet – Tribuna Panajot Pano.  Tribuna Veriore do të emërtohet Tribuna Fatmir Frashëri. Tribuna Jugore do të emërtohet Tribuna Vasillaq Zëri”, shkruhet në njoftimin e FSHF.

NJOFTIM I PLOTË

Qendra Sportive Kuq e Zi Sha njofton opinionin publik për përfundimin e procesit të përzgjedhjes së partnerit për të drejtat e emrit të stadiumit. Në këtë proces pati 2 oferta financiare konkrete dhe 4 shprehje interesi. Ofertuesit ishin kompania ajrore Air Albania dhe kompania e njohur e karburanteve Bolv Oil.

Këshilli i Administrimit i Qendra Sportive Kuq e Zi sha, në vlerësim të ofertave vendosi të përzgjedh shoqerinë Air Albania Shpk, përzgjedhje e cila u aprovua nga Asambleja e Përgjithshme e Aksionarëve (75% Federata Shqiptare e Futbollit dhe 25% Ministria e Financave dhe Ekonomisë).

Përfitojmë nga rasti të falenderojmë gjithashtu edhe kompanitë Bolv Oil, Sigal Uniqa Group Austria dhe Vodafone Albania për shprehjen e interesit për të qenë edhe ata sponsor të stadiumit të ri.

Dje u nënshkrua kontrata e sponsorizimit mes palëve Qendra Sportive Kuq e zi dhe Air Albania, sipas të cilës kompania ajrore Air Albania do të ketë të drejtën e vënies së emrit ‘Air Albania Stadium’. Pra që nga sot e deri në përfundim të kontratës 5 vjecare stadiumi do të quhet Air Albania Stadium.

Shoqëria Air Albania shpk është krijuar në vitin 2018, me aksioner kryesor Turkish Airlines (49%), duke qenë në këtë mënyrë përfaqësuesi zyrtar i gjigandit botëror të fluturimeve në tregun shqiptar. Shteti shqiptar gjithashtu zotëron 10% të aksioneve të shoqerise, me anë të Albcontrol Sha.

Ndërkaq Këshilli i Administrimit dhe Asambleja e Përgjithshme e Aksionerëve të Qendra Sportive Kuq e zi ka vendosur që Tribunat e stadiumit të marrin emrat e personaliteve të historisë dhe të futbollit Shqiptar, si vijon:

– Tribuna qendrore do të emërtohet – Tribuna Qemal Stafa.
– Tribuna Lindore(Ballore) do të emërtohet – Tribuna Panajot Pano.
– Tribuna Veriore do të emërtohet Tribuna Fatmir Frashëri.
– Tribuna Jugore do të emërtohet Tribuna Vasillaq Zëri.

Në këtë mënyrë jo vetëm respektohen këto personalitete të shquar, por edhe mbahet gjallë përgjithmonë kujtesa historike e stadiumit të vjetër. Ne e vlerësojmë këtë marrëveshje të arritur me Air Albania si një ndihmëse të rëndësishme për mirëmbajtjen në standarde bashkëkohore të këtij kompleksi, dhe aspak si një marrëveshje biznesi. Të ardhurat që do gjenerohen nga kjo kontratë do jenë të dedikuara për shpenzimet e mirëmbajtjes dhe për moderniziminin e stadiumit me të rejat më të fundit të teknologjisë. Inaugurimi i shtëpisë së re moderne të Futbollistëve Kuq e Zi është padyshim një moment historik dhe i gëzueshëm për të gjithë. Ju ftojmë në “Air Albania Stadium” për të mbështetur kombëtaren dhe njëkohësisht për të parë nga afër ndryshimin e madh.

Stadiumi kombëtar “Air Albania” do të hapë dyert të dielën në 20:45 ku pritet të luhet ndeshja Shqipëri-Francë, e vlefshme për Euro 2020. Në ndeshjen mes kombëtares kuqezi dhe kampionëve të botës, shkallët e stadiumit pritet të jenë plot pasi kërkesat për biletat kanë qenë të mëdha. Shumë supriza ka premtuar FSHF për ndeshjen inauguruese, ku do të marrin pjesë shumë nga figgurat e njohura të sportit dhe të politikës gjithashtu.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport air albania ermat e legjendave te futbollit ne tribuna federata shqiptare e futbollit tribunat e air albania air albania ermat e legjendave te futbollit ne tribuna federata shqiptare e futbollit tribunat e air albania

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën