Aktualitet

Mashtroi institucionet shqiptare duke fshehur të kaluarën, Gjykata e Posaçme lë në fuqi pezullimin për Luan Dacin

Gjykata e Posaçme pezulloi nga detyra ish-gjyqtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, duke u pajtuar me masën e kërkuar nga organi i akuzës.
Featured image of article: Mashtroi institucionet shqiptare duke fshehur të kaluarën, Gjykata e Posaçme lë në fuqi pezullimin për Luan Dacin Luan Daci

TIRANËGjykata e Posaçme la në fuqi masën e pezullimit për ish-gjyqtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci. Pas seancës së zhvilluar ditën e sotme, avokatët e tij, Jordan Daci dhe Andi Duraj, kundërshtuan vendimin, duke thënë se klienti i tyre nuk kishte detyrim ligjor për të deklaruar shkarkimin nga detyra në 1997, pasi kishte kaluar kohë e gjatë. Ata gjithashtu deklaruan se do ta apelojnë vendimin.

Më 20 maj, SPAK, (Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion), pas disa muajsh hetime ka pezulloi nga detyra gjyqtarin Luan Daci. Daci ishte pjesë e trupës kolegjiale të Komisionit të Posaçëm të Apelimit që ka për detyrë marrjen e vendimeve përfundimtare për rrëzimin ose jo të vendimeve për gjyqtarët që skanohen në Vetting.

Daci u denoncua publikisht nga “viktima” e tij. Ishte ish-prokurorja Antoneta Sevdari që akuzoi Dacin se kishte mashtruar institucionet shqiptare. Siç provoi edhe SPAK, Luan Daci nuk u largua vetë nga sistemi, por sipas dokumenteve zyrtare ai u shkarkua në vitin 1997 për paaftësi në punën e tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë në vitin 2016, Këshilli i Lartë i Drejtësisë e ka përjashtuar nga konkurimi për gjykatës me argumentin se nuk plotësonte kriteret pasi në vitin 1997  ishte larguar nga kjo detyrë ‘për shkelje të rënda’. Daci gjithashtu ka gënjyer Kuvendin ndërsa është shprehur se prej vitit 2000 ka punuar si avokat ndërkohë që është regjistruar për të marrë licensën e avokatisë në vitin 2007. Në mbledhjen e komisionit në Kuvend Daci është shprehur se këtë licensë e ka marrë në 20.03.2000.

(g.sh./dosja.al)

  • 13:44

    U bë pjesë e KPA duke mashtruar institucionet, Gjykata e Posaçme lë në fuqi pezullimin për Luan Dacin, avokatët: Do apelojmë vendimin

    Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi pezullimin nga detyra të ish-gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelit, Luan Daci. Avokatët e tij u shprehën se gjykata gaboi dhe se do të apelojnë vendmin.

    Avokati Jordan Daci tha se gjyqtarët ja kanë futur kot, ndërsa shtoi se ata që kanë inicuar këtë hetim duhet të lexojnë procedurën. Avokati tjetër, Andi Duraj, theksoi, se për shkak se kishte kaluar një kohë e gjatë, Daci nuk kishte detyrim ligjor për të deklaruar masën e shkarkimit nga detyra në vitin 1997.

    “Ai nuk ka asnjë lloj vepër penale. Kemi kërkuar procesverbalin, që fatkeqësisht nuk ekziston. Vendimin do ta anikojmë. Jemi besimplotë se keqkuptimet do të sheshohen”, u shprehën avokatët.

    Prokuroria nga ana tjetër këmbëngul, se Daci nuk ka informuar institucionet se në vitin 1997 është shkarkuar, por ka paraqitur rrethana të rreme, duke argumentuar se është dorëhequr, në momentin kur është pyetur nga komisioni ad hoc.

Shto Koment