Politike

Gjiknuri pas mbledhjes së KP: Deklaratat publike, jo sebepe për të ikur nga tavolina… jemi gati të ulemi me Bashën për Integrimin

VIDEO
Gjiknuri përsëriti ftesën e bërë nga kryeministri Edi Rama, në ditën e Evropës, kur tha se maxhoranca është gati të ulet në një tryezë me kreun e Partisë Demokratike, për të arritur një kompromis për të çuar më tej edhe integrimin.
Featured image of article: Gjiknuri pas mbledhjes së KP: Deklaratat publike, jo sebepe për të ikur nga tavolina… jemi gati të ulemi me Bashën për Integrimin Damian Gjiknuri

TIRANË– Maxhoranca në Këshillin Politik, e sheh debatin e zhvilluar disa orë më herët si një përpjekje për të përfshirë në këtë proces qëndrime politike, që sipas saj, duhen mbajtur jashtë. Damian Gjiknuri, përfaqësues i Partisë Socialiste në këtë Këshill, pranoi ndarjen mes palëve për Administratën Zgjedhore dhe Kolegjin Zgjedhor, ndërsa shtoi se kompromisi mes palëve është rikthyer. Gjiknuri përsëriti ftesën e bërë nga kryeministri Edi Rama, në ditën e Evropës, kur tha se maxhoranca është gati të ulet në një tryezë me kreun e Partisë Demokratike, për të arritur një kompromis për të çuar më tej edhe integrimin.

Pjesë nga fjala e Damian Gjiknurit: 

 Siç jeni në dijeni zhvilluam mbledhjen e radhës për çështjet që kishim në rendin e ditës. Në mbledhjen e radhës do të kalojmë shumë çështje që kemi rënë dakord me opozitën. Së dyti, u bë parashtrimi për ndryshimin e sistemit zgjedhor, dhe ndryshimin e Kushtetutës. Ekspertët bënë rezyme. Gjithashtu, u fol edhe për çështjen e financimeve. Në mbledhjen e radhës kemi edhe një ndarje të thellë me palët, siç është edhe administrata zgjedhore. Por ramë dakord që shqetësimet të adresohen në Këshill. Ne i referohemi parimit që rekomandimi i ODIHR ka qenë i kahershëm. Brenda këtij parimi, adresojmë edhe shqetësimet e opozitës. Vendimmarrja të jetë jashtë partive, dhe ato të jenë garant. Nuk dua të them formula… S’ka pse deklaratat e kryeminsitrit apo dikush të vëjë në dyshim këtë këshill Politik, për të ikur nga tavolina. Palët u riangazhuan për të qëndruar në tryezë. Nisur nga parime të rëndësishme, ne të mundohemi të gjejmë zgjidhje këtu në Këshill. Deklaratat publike, jo “sebepe” për të ikur. Ne jemi formacione politike, patjetër. Unë s’shkruaj romanin tim, jemi parti politike dhe kemi mandat të plot nga lidershipët tanë (kryeministri, lideri i opozitës). Rama e ka thënë për çështje të rëndësishme si integrimi, është gati të ulet me kryetarin e PD, zotin Basha. Vendosëm që ekspertët të vijojnë punë. Mbledhja e radhës në parim është të hënën në orën 10:00.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sot u mblodh Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore. PS e PD janë dakordësuar për një sërë çështjesh, megjithëse mbledhja nisi me klimë të ashpër. Në përfundim, Gjiknuri kërkoi që deklaratat politike, Rama-Basha, të mos ktheheshin në një shkak për të braktisur tryezën e dialogut. Ndërsa, PD e pa këtë si një fitore nga ana e opozitës, dhe se maxhoranca sipas Bylykbashit u tërhoq nga deklarata e Ramës për të mos patur qeveri teknike. Administrata Zgjedhore dhe Kolegji do të diskutohen të hënën. Nga ana tjetër, Rudina Hajdari doli e pakënaqur nga takimi dhe tha se palët kanë rënë dakord për të miratuar një reformë pa ndryshim të sistemit zgjedhor.

(f.g/dosja.al)

Shto Koment