Aktualitet

Fjolla Morina fut në ‘sherr’ Prokurorinë e Kukësit, drejtuesja kërkon të gjykohet për trafik armësh bashkë me të dashurin biznesmen dhe shoferin, has në kundërshti

Dosja.al mëson se drejtuesja e Prokurorisë tka kërkuar që Morina të gjykohët për trafik amrësh, bashkë me biznesmenin Fisnik Syla dhe shoferin Fitim Muji, të cilët u lanë të lirë. Por kjo kërkesë ka hasur në kundërshtimin e prokurorit, i cili e ka regjistruar çështjen e Morinës vetëm për veprën penale "armëmbajtje pa leje".
Featured image of article: Fjolla Morina fut në ‘sherr’ Prokurorinë e Kukësit, drejtuesja kërkon të gjykohet për trafik armësh bashkë me të dashurin biznesmen dhe shoferin, has në kundërshti Fjolla Morina, Fisnik Syli

KUKËS– Këngëtarja Fjolla Morina e cila u arrestua në Morinë me armë zjarri bashkë me të dashurin e saj Fisnik Sylla dhe shoferin Fitim Muji, ka shkaktuar përplasje në prokurorinë e Kukësit.

Dosja.al mëson se drejtuesja e Prokurorisë tka kërkuar që Morina të gjykohët për trafik amrësh, bashkë me biznesmenin Fisnik Syla dhe shoferin Fitim Muji, të cilët u lanë të lirë. Por kjo kërkesë ka hasur në kundërshtimin e prokurorit, i cili e ka regjistruar çështjen e Morinës vetëm për veprën penale “armëmbajtje pa leje”.

Ndërsa Mujin dhe Sylën, i ka lënë jashtë dosjes, duke pushuar akuzat. Nuk dihet se si do të shkojë deri në fund kjo çështje, ndërkohë që nga ana tjetër, këngëtarja vijon planet për dasmën me Sylën.

Fjolla Morina u arrestua më 19 shtator, teksa po kalonte në pikën kufitare të Morinës. Ajo po udhëtonte në makinën e saj, tip “Audi Q7”, bashkë me biznesmenin nga Kosova me vendbanim në Belgjikë, Fisnik Syla dhe me shoferin e saj, Fitim Muji.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Asaj iu gjetën dy armë me vete, njëra brenda në çantë, ndërsa tjetra, në bagazh. Pas ekspertizës, u konstatua se njëra ishte armë zjarri, ndërsa tjetra, çakmak. Pas arrestimit Morina pranoi pronësinë e armës që ndodhej në makinë dhe tha se dy personat që e shoqëronin, nuk kishin lidhje me pistoletën dhe nuk kishin dijeni.

Ajo tha se armën tip “Zoraki”, ia kishte dhuruar një miku i saj në Gjermani, që nuk jeton më. Kjo ngjarje, solli edhe bërjen publike të historisë së dashurës së Morinës me Sylën. Dyshja po kalojnë bashkë periudhën që këngëtarja është vendosur në ‘arrest shtëpie” në Kukës.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment