Aktualitet

Fermerët e Myzeqesë protestë para Ministrisë së Bujqësisë, 5 kërkesat e tyre (VD)

Fermerët në protestë para Ministrisë së Bujqësisë. Ata kërkojnë plotësimin e 5 kërkesave të tyre nga qeveria.

Tiranë- Fermerët e Myzeqesë janë duke protestuar para Ministrisë së Bujqësisë pasi kërkojnë përkrahje nga shteti për të vijuar punën e tyre me produktet bujqësore duke theksuar se nga gjendja e tanishme janë të falimentuar. Me pankarta në duar, nën reshjet e dendura të shiut ata kërkojnë plotësimin e 5 kërkesave të tyre nga qeveria.

Po ashtu, fermerët kanë kërkuar subvencione për prodhimet që prishen për mungesë të tregut apo për shkak të kushteve natyrore.

“Ministri e turpit”, “S’jemi për lëmoshë”, këto kanë qenë disa nga thirrjet e protestuesve.

Foto nga Protesta:

Kërkesat e fermerëve të Lushnjes: 

1) Subvencion i drejtpërdrejtë për njësi prodhimi tek fermeri

2) Vlerësim e kompensim financiar me çmim dysheme në raste të humbjes së prodhimit dhe fatkeqësive natyrore.

3) Ndërhyrja në paketën fiskale të vitit 2020 ku TVSH të jetë e njëjtë si në shitje dhe ne blerje.

4) Garantimi i shërbimit të ekstensionit nga ministria e bujqësisë dhe laborator analizash për produktet.

5 ) Qeveria arbitër mes palëve tregtuese-fermerë për rregullimin e tregut.

Nuk është herë e parë që fermerët ngrihen në protestë. Pak javë më parë fermerët bllokuan aksin Lushnje-Berat pasi akuzuan qeverinë se produktet e tyre shiten me çmime shumë të ulëta. Nuk kanë munguar edhe përplasjet mes tyre dhe Policisë.

J.V/Dosja.al

Shto Koment