Aktualitet

Falsifikim dokumentesh, Gjykata lë në burg Artenis Culajn dhe Ismail Bylykbashin, detyrim paraqitjeje për dy të tjerë

19-vjeçari Culaj u kap pak ditë më parë në aeroportin "Nënë Tereza" teksa po përpiqej që të largohej drejt Britanisë së Madhe duke përdorur dokumente të falsifikuara.
Featured image of article: Falsifikim dokumentesh, Gjykata lë në burg Artenis Culajn dhe Ismail Bylykbashin, detyrim paraqitjeje për dy të tjerë

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Artenis Culajn dhe Ismail Bylykbashin, ndërsa ka lënë “detyrim paraqitjeje” për Fatmir Loshën dhe Klodian Agollin.

19-vjeçari Culaj u kap pak ditë më parë në aeroportin “Nënë Tereza” teksa po përpiqej që të largohej drejt Britanisë së Madhe duke përdorur dokumente të falsifikuara.

Përveç se u prezantua si italiani Thomas Rossi, në një kohë që është lindur dhe rritur në Koplik në lagjen Culaj, Artenisi kishte në çantë edhe tre karta identiteti false. Ato ju përkasin shtetasve italianë Mattia Montecucco, Alessio Barboni dhe Chiara Brustega.

Ishte Ismail Bylykbashi, ai që i siguroi të riut, dokumentet e huaja, për ta bërë kalimin e Culajt drejt Anglisë sa më të lehtë. 

Gjithashtu të arrestuar bashkë më 19-vjeçarin janë edhe Klodjan Agolli dhe Fatmir Losha, të dy të kapur me pasaporta false italiane.

Për të lexuar historinë e plotë se si u kapën dhe arrestuan katër të rinjtë (Lexo këtu)

vijon…

(k.m/dosja.al)

Shto Koment