Aktualitet

60 mijë euro dhe bizhuteri floriri fshehur në minibus nga Franca për në Durrës, policia kufitare shoqëron edhe shoferin (DETAJE)

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se paraprakisht dyshohet se paratë dhe bizhutë janë të vjedhura në shtetin fqinj dhe janë sjellë për t'u shitur në Shqipëri.
Featured image of article: 60 mijë euro dhe bizhuteri floriri fshehur në minibus nga Franca për në Durrës, policia kufitare shoqëron edhe shoferin (DETAJE) Foto ilustruese

DURRËS- Policia kufitare ka zbuluar një sasi parash në euro dhe bizhuteri floriri të fshehura në një minibus që po hyntë ne Shqipëri përmes portit të Durrësit.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se paraprakisht dyshohet se paratë dhe bizhutë janë të vjedhura në shtetin fqinj dhe janë sjellë për t’u shitur në Shqipëri.

Po ashtu, policia ka bërë edhe arrestimin e shoferit të minibisut, dhe është njoftuar DVP Durrës për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I PLOTE:

Port, Durrës

Policia Kufitare parandalon dhe godet një rast të tentativës së kontrabandës me mallra që paguhet akcizë dhe të mos deklarimit të të hollave në kufi.

Sekuestrohen një sasi vlerë monetare si dhe një sasi bizhuteri floriri.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shërbimet e Policisë Kufitare, në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, kanë intensifikuar kontrollet si në dalje, ashtu dhe në hyrje, në Portin e Durrësit.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar dhe në analizën e riskut të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare, është kaluar në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm, minibuzi i linjës Shqipëri – Francë – Shqipëri, me drejtues shtetasin A.M.

Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Pikën e Kalimit Kufitar Port Durrës, në bashkëpunim edhe me specialistët e Trafiqeve të Paligjshme dhe ata të hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës, në kabinën e shoferit A.M., janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 60960 euro si dhe 46 artikuj (bizhuteri) floriri.

Në vijim të veprimeve hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, është arrestuar në flagrancë drejtuesi i mjetit, shtetasi A.M., 48 vjeç, banues në Shkodër.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës, po vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”

(F.g/dosja.al)

Shto Koment