Aktualitet

EMRI/ Shoqërohet në polici një nga kontrollorët e Albcontrol

Ende nuk dihet se për çfarë po pyetet kryesisht Mezini.
Featured image of article: EMRI/ Shoqërohet në polici një nga kontrollorët e Albcontrol

TIRANË– Një nga kontrollorët e futur në grevë është shoqëruar në polici. Mësohet se Nuhin Mezini është thirrur në polici për tu marrë në pyetje. Ende nuk dihet se për çfarë po pyetet kryesisht Mezini.

Aeroporti i Rinasit ka pezulluar sot të gjitha fluturimet. Shkak është bërë mosplotësimi i kërkesave të kontrollorëve. Ministrja Belinda Balluku ka hequr të gjitha përgjegjësitë nga shteti, ndërsa ka ngritur alarmin për “puç shteti”. Presidenti Ilir Meta ka kërkuar zgjidhje nga qeveria, ndërsa kryeministri Edi Rama i ka kërcënuar punonjësit e ‘Albcontrol’ me burg.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në letrën e publikuar nga Dosja.al të nënshkruar nga punonjësit thuhej se ata kanë nevojë për një periudhë tre ose katër ditore rikuperimi pasi ndihen të lodhur dhe të stresuar nga mungesa financiare për shkak të pandemisë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment