Aktualitet

Ekstradohen 9 shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar drejt Italisë, akuzohen për organizatë kriminale, pastrim parash, vjedhje dhe trafik droge

  • Ngritën në këmbë drejtësinë italiane, kush janë nëntë të rrezikshmit shqiptarë
  • Sipas informacionit zyrtar, nga Interpol Tirana, mësohet se të esktraduarit janë shtetas shqiptar nga mosha 27 deri 72 vjeç, të cilët ishin fshehur në Shqipëri për t’iu shmangur urdhër-arresteve ndërkombëtare të lëshuara nga Prokuroritë e Barit, Bergamos, Chietit, Firences, Aquilës, Milanos dhe Napolit.
    Featured image of article: Ekstradohen 9 shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar drejt Italisë, akuzohen për organizatë kriminale, pastrim parash, vjedhje dhe trafik droge Foto ilustruese

    TIRANË– Nëntë shqiptarë janë ekstraduar drejt Italisë, pasi rezultojnë të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për vepra të ndryshme penale. Sipas informacionit zyrtar, nga Interpol Tirana, mësohet se të esktraduarit janë shtetas shqiptar nga mosha 27 deri 72 vjeç, të cilët ishin fshehur në Shqipëri për t’iu shmangur urdhër-arresteve ndërkombëtare të lëshuara nga Prokuroritë e Barit, Bergamos, Chietit, Firences, Aquilës, Milanos dhe Napolit.

    Dosja.al ka zbardhur emrat dhe detaje nga e shkuara e ‘errët’ e nëntë shqiptarëve që u ekstraduan ditën e sotme në Itali. Mësohet se ata janë: Luan Bodlli, Florenc Mema, Demokrat Çizmja, Luan Delaj, Emiljano Mustafa, Athanas Xhuveli, Isiu Xhimi, Renuar Nikolli, Maliq Hyqa, të nëntë të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme kriminale si: trafik të lëndëve narkotike, vjedhje, pastrim parash dhe organizatë kriminale.

    Interpol Tirana

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Vazhdon me sukses dhe rezultate të shkëlqyera puna në grup midis Policisë së Shtetit dhe Zyrës së Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë Italiane (Criminalpol). Si rezultat i këtij bashkëpunimi, nga Interpol Tirana, në bashkëpunim me Zyrën e Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë Italiane (SCIP), gjatë ditës së sotme u ekstraduan drejt Italisë 9 persona të kërkuar që janë arrestuar në Shqipëri në periudha të ndryshme në harkun kohor të një viti. Të ekstraduarit janë shtetas shqiptar nga mosha 27 deri 72 vjeç, të cilët ishin fshehur në Shqipëri për t’iu shmangur urdhër-arresteve ndërkombëtare të lëshuara nga Prokuroritë e Barit, Bergamos, Chietit, Firences, Aquilës, Milanos dhe Napolit. Personat që u ekstraduan janë kapur nga Policia e Shtetit dhe janë të përfshirë në vepra kriminale si shkelje e ligjit për narkotikët, vjedhje, grabitje, pastrimi i produkteve të veprës penale dhe organizatë kriminale me qëllim trafikun e lëndëve narkotike.

    Finalizimi i operacionit erdhi si rezultat i shkëmbimit të informacionit investigativ dhe aktivitetit hetimor të kryer në territorin shqiptar gjatë disa muajve, duke i vënë theksin bashkëpunimit midis Policisë së Shtetit Shqiptar dhe Zyrës së Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë Kriminale Italiane, nëpërmjet Zyrës së Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë Italiane UCI Albania. Ky operacion tregoi edhe njëherë besueshmërinë e Policisë së Shtetit tek homologët dhe vendosmërinë e saj për të bashkëpunuar ngushtësisht me ta në drejtim të goditjes së krimit të organizuar dhe terrorizmit.

    (f.m/dosja.al)

    Shto Koment