Aktualitet

Miratohen mbi 5 mijë paga lufte shtesë për muajin qershor, përfitojnë punonjësit e transportit rrugor dhe të larguarit nga puna

Lajmin e ka bërë me dije vetë kryeministri Edi Rama, i cili shton se kjo është një pagë shtesë për muajin qershor, që e përfitojnë edhe punonjësit, apo të larguarit nga puna, për lehtësimin e pasojave nga vonesa e detyruar e nisjes së aktivitetit në muajin qershor për shkak të Covid-19.
Featured image of article: Miratohen mbi 5 mijë paga lufte shtesë për muajin qershor, përfitojnë punonjësit e transportit rrugor dhe të larguarit nga puna Edi rama dhe transporti urban

TIRANË– Punonjësit e transportit rrugor dhe të larguarit nga puna kanë marrë mbi 5 miëj paga lufte shtesë, të cilat janë miratuar nga Qeveria.

Lajmin e ka bërë me dije vetë kryeministri Edi Rama, i cili shton se kjo është një pagë shtesë për muajin qershor, që e përfitojnë edhe punonjësit, apo të larguarit nga puna, për lehtësimin e pasojave nga vonesa e detyruar e nisjes së aktivitetit në muajin qershor për shkak të Covid-19.

Sipas kryeministrit, efekti financiar prej 134,966,000 lekë mbulohet nga fondi rezervë i DPSHTRR.

SOLIDARITET për sektorin e Transportit Rrugor të Udhëtarëve për lehtësimin e pasojave nga vonesa e detyruar e nisjes së aktivitetit në muajin qershor. QEVERIA SHQIPTARE miraton: +5,191 Paga Lufte për punonjësit dhe të larguarit nga puna për Qershorin 2020! Efekti financiar prej 134,966,000 Lekë mbulohet nga fondi rezervë i DPSHTRR! Falë mirëadministrimit, rezultateve rekord të 2019-ës dhe përgjegjësisë shembullore sociale të DPSHTRR-së, mundësohet mbështetja e dytë për sivjet nga DPSHTRR për sektorin e transportit të udhëtarëve me autobus (pas kompensimit të taksës vjetore TVMP)”- shkruan Rama në statusin e tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sektori i transportit ishte një nga më të prekurit nga pandemia. Urbanët nisën punën përfundimisht më datë 6 korrik, dhe deklaruan humbje të mëdha gjatë kësaj periudhe.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment