Aktualitet

E rëndë në Fushë Krujë, punëtori 28-vjeçar bie nga skela dhe vdes, arrestohet pronari i banesës ku po kryente punimet, në kërkim administratori i firmës

Pas ngjarjes së rëndë, është vënë në pranga pronari i shtëpisë, me inicialet L.K., dhe është shpallur në kërkim administratori i ormës nga e cila ishte punësuar viktima.
Featured image of article: E rëndë në Fushë Krujë, punëtori 28-vjeçar bie nga skela dhe vdes, arrestohet pronari i banesës ku po kryente punimet, në kërkim administratori i firmës Kokore të punëtorëve

FUSHË KRUJË- Një punëtor 28-vjeçar, me inicialet E. G., banues në Krujë, ka rënë nga skela dhe ka ndërruar jetë si pasojë e goditjes. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se i riu po punonte në një banesë në Fushë Krujë, por fatkeqësisht ka rënë nga skela.

Pas ngjarjes së rëndë, është vënë në pranga pronari i shtëpisë, me inicialet L.K., dhe është shpallur në kërkim administratori i ormës nga e cila ishte punësuar viktima.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Informacion i policisë: Procedimi penal në ngarkim të këtyre shtetasve ka filluar pasi më datë 07.09.2020, në Krastë, Fushë Krujë, ndërsa po kryheshin punime ndërtimi pa leje në banesën e shtetasit L. K., nga një firmë ndërtimi me administrator shtetasin R. H., aksidentalisht është rrëzuar nga skela punëtori shtetasi E. G., 28 vjeç, banues në Krujë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment