Aktualitet

E rëndë në Fier, kamioni përplas për vdekje kalimtarin

Viktima ka qenë duke kaluar rrugën me një karrocë dore që e përdortë si mjet punë, në mometnin që është përplasur nga kamioni.
Featured image of article: E rëndë në Fier, kamioni përplas për vdekje kalimtarin

FIER– Një person ka humbur jetën mbrëmjen e sotme pasi është përplasur për vdekje nga një kamion. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Baltëz në ByPassin e Fierit.

Viktima ka qenë duke kaluar rrugën me një karrocë dore që e përdortë si mjet punë, në mometnin që është përplasur nga kamioni.

Për pasojë, ai ka ndërruar jetë në vend. Me kamionin, pas frenimit të tij, është përplasur edhe një automjet i llojit “Mercedez Benz”, por nga kjo goditje nuk ka pasur të lënduar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Drejtuesi i kamionit është hoqëruar për në polici. Ky aks rrugor është në errësirë të plotë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment