
DURRËS– Një 50-vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur në lagjen nr.13 të qytetit bregdetar, mesditën e sotme.
Mësohet se 50-vjeçarja ka qenë duke kaluar rrugën në momentin që është përplasur nga një mjet i llojit “Fiat”, me drejtues, një djalë, në moshë të re, të cilit ende nuk i dihet identiteti.
Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa 50-vjeçarja ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për identifikimin e drejtuesit të mjetit “Fiat” dhe për arrestimin e tij.
(f.m/dosja.al)