
BULQIZË– Një 4-vjeçar është sulmuar nga qentë dhe ka marrë plagë tëshumta në fytyrë. I mituri është dërguar në spitalin e Bulqizës dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Mësohet se pasditen e sotme, 4-vjeçari kishte dalë nga shtëpia e tij në Shupenzë, aty ku është edhe banues dhe është ndeshur me disa qen endacakë. Këta të fundit, e kanë sulmuar duke i lënë plagë të shumta në pjesën e dytyrës.
I vogli po merr trajtimin e nevojshëm në spitalin e Bulqizës, por mjekët po mednojnë ta nisin drejt Tiranës, për shkak të plagëve të mëdha që ka nga kafshimi i qenve.
(f.m/dosja.al)