Politike

‘5 pikat’/ Opozita gati për dialog, Shehi zbardh platformën: Ulemi edhe me Ramën, ja kushti i vetëm që kemi

  • Dash Shehi tregon gabimin e Bashës: Duhej të tërhiqej nga përplasjet…ja ku na dëgjoi
  • Aleati i Bashës, Dashamir Shehi ka thënë se kushti i vetëm i opozitës është që pikat e platformës së saj të diskutohen në bllok dhe jo të shkëputura njëra nga tjetra.
    Featured image of article: ‘5 pikat’/ Opozita gati për dialog, Shehi zbardh platformën: Ulemi edhe me Ramën, ja kushti i vetëm që kemi

    TIRANË– Zbardhen detaje nga darka që kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi mbrëmjen e djeshme me aleatët në Ishëm. Në prononcim për mediat, kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, Nard Ndoka i PDK dhe ai i PR-së Fatmir Mediu janë shprehur të gatshëm për të arritur një marrëveshje me kushte. Sipas tyre, një lëvizje e tillë do të bëhet për të evituar krizën dhe për të mos u fajësuar maxhoranca për negociatat me BE. Megjithatë, edhe pse dalin kundër retorikës së tyre politike për gjithë vitin e fundit, Shehi “ka siguruar” ka thënë se opozita nuk do të bëjë kurrë marrëveshje poshtë tavolinës. Aleati i Bashës, Dashamir Shehi ka thënë se kushti i vetëm i opozitës është që pikat e platformës së saj të diskutohen në bllok dhe jo të shkëputura njëra nga tjetra.

    5 pikat e prezantuara sot nga Shehi ishin:

    1. Ndryshimet Kushtetuese

    2. Reforma në Drejtësi

    3. Reforma Zgjedhore

    4. Dekriminalizimi i politikës dhe i institucioneve

    5. “Clirimi: i mediave

    Dashamir Shehi: Na duhen ndryshime kushtetuese. Brenda sistemit të drejtësisë, të rikthehemi tek shtrati kushtetues, të mos devijojmë nga shtrati kushtetues. Nuk kërkojmë privilegj kushedi, është shkelur disa herë kjo. E shohim çfarë po bëhet me drejtësinë. S’kemi gjykatë kushtetuese dhe gjykatë të Lartë. Kësaj mazhorance nuk i japim asnjë “PO”. Jo ta nxjerrim nga konteksti i një marrëveshjeje politike, të nxjerrim vetëm Kodin Zgjedhor. Ky është një nga instrumentet për të zgjidhur krizën. Institucionet e tjera ruajnë rol, ne jemi gati. Por na duhen ndryshime në bllok. Nga këtu të ulemi në bllok për dekriminalizimin dhe të tjerat. Pika kryesore të çlirojmë edhe mediat nga presioni i padronëve. Të rikthejmë median në normalitet. E gjithë kjo platformë është një projekt politik. Qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme. Kjo platformë, ne njohim mazhorancën, le të vejë kryetar kë të dojë. Ne zotin Rama se njohim si kryeministër. Kjo do na çojë në zgjedhje të parakohshme dhe zgjedhje tranzitore. Ne i themi zotit Rama të largohet, u larguam vetë. Kjo është një vendimmarrje kolektive. Kjo s’ndodh më se rrethana si këto s’ka patur ndonjëherë. Nëse skema ka patur defekt, ka patur të mirat dhe të këqijat e veta. E mira është morali se deputeti e lë edhe mandatin për hir të interesit publik. Kjo i dha moral lëvizjes, i mbushi sheshet, jo të gjitha. Kjo pasiguri e jona, që kur del pakica dhe kur del edhe shumica. Kjo platformë nuk e merr Ramën kryeministër. Ne i drejtohemi me të njëjtat fjalë. Ne gjykojmë që platforma është pacifiste. Platforma s’ka afat. Këtu ka afat një gjë. Deri në 18 tetor, zoti Rama me bla-bla-bla. Pastaj nuk ka falje më. Jemi larguar nga protesta e rrugës, sepse ai e keqpërdor këtë. Ja ku e ka, ka edhe mbështetjen tonë. Zoti Basha doli dhe tha, jemi gati të hyjmë në Europë. S’ka më justifikim për zotin Rama.

    Zoti Basha e dha sinjalin që kur shkoi në Bruksel, sepse shkoi të lobojë për Shqipërinë. Në dijeninë time s’ka protesta. Ideja bazë deri në 18 tetor s’ka protesta. Nëse ndodhin hatara, normal që do kemi protesta. Basha e provoi para 2 vitesh marrëveshjen vetëm me Ramën. S’shkon kundër realitetit që tashmë janë pastruar ujërat. E ka kuptuar se po s’pati platform, nuk bie asgjë të re.

    Mbrëmjen e djeshme kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi një darkë informale me aleatët, gjatë së cilës burime për Dosja.al bënë me dije se po diskutohej lidhur me aksionin opozitar, që vazhdon që prej fillimit të vitit 2019, kur opozita dogji mandatet dhe doli në rrugë duke bojkotuar edhe zgjedhjet lokale.

    (F.g/dosja.al)

    Shto Koment