Aktualitet

E BUJSHME, Eldin Dergjini, “bossi” i makinave të luksit është vëllai i deputetes Ambra Borova

Dergjini po drejtonte dje makinën e blinduar me targa ruse, ndërkohë që sipas dëshmisë së tij, një tjetër makinë e ka goditur.
Featured image of article: E BUJSHME, Eldin Dergjini, “bossi” i makinave të luksit është vëllai i deputetes Ambra Borova Ambra Borova dhe Eldin Dergjini
Përditësuar:

TIRANË- Dosja.al zbulon se deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, e futur në Kuvend nga listat e fundit, është motra e Eldin Dergjinit, pronarit të mjetit tip “Benz G-Class” që u aksidentua dje te “Shqiponja”.

 

 

Ambra Borova është motra e Dergjinit. Dergjini po drejtonte dje makinën e blinduar me targa ruse, ndërkohë që sipas dëshmisë së tij, një tjetër makinë e ka goditur. Pas goditjes, ai pretendon se ka humbur kontrollin e mjetit dhe më pas ka dalë nga rruga.

Ambra Borova është deputete e LSI në Kuvend, e futur me opozitën e re. Përveç seancës së betimit, Borova është thuajse inekzistente në seancat plenare. I vëllai i saj, Eldin Dergjini ka ndërruar mbiemër për shkak të precedentëve penalë.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment