Aktualitet

Dy viktima në 24 orët e fundit, shënohen edhe 96 të tjerë të infektuar

VIDEO
Ndërkohë, vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv dhe situata paraqitet shumë serioze. Aktualisht janë të shtruar 90 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 5 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.

TIRANË– Dy persona të tjerë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri. Në një deklaratë për mediat, Rovena Daja nga ISHP-ja, njoftoi se 2 qytetare, një 64-vjeçare nga Shkodra dhe një paciente 63-vjeçare nga Elbasani, nuk kanë mundur të mbijetojnë.

Gjithashtu, Daja deklaroi se gjatë 24 orëve të fundit kane rezultuar pozitivë me Covid-19 edhe 96 qytetarë. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 451 person adhe 96 prej tyre kanë dalë pozitivë. 

Ndërkohë, vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv dhe situata paraqitet shumë serioze. Aktualisht janë të shtruar 90 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 5 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 51 raste në Tiranë, 6 në Shkodër, 5 në Durrës, nga 4 raste në Elbasan, Pogradec, nga 3 raste në Krujë, Kukës, nga 2 raste në Fier, Lezhë, Kavajë, Kamëz, Dibër, dhe nga 1 rast në Kurbin, Korçë, Devoll, Has, Lushnje, Mat, Përmet, Sarandë, Prrenjas, Bulqizë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 48 qytetarë, duke e çuar në 2062 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1508 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton edhe një herë për masat e thjeshta që duhet të respektojë çdo qytetar në përditshmëri:
Mbani duart të pastra dhe mos e prekni fytyrën
Ruani distancën në ambientet publike.
Kudo kur kjo nuk është e mundur, vendosni maskë apo barrierë mbrojtëse.
Shmangni grumbullimet me shume njerëz pasi është rrezik për përhapjen e infektimit nga Covid19.
Kontaktoni nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 me mjekun e familjes.
Nëse nuk është e domosdoshme evitoni kontaktin me institucionet shëndetësore.

COVID-19 – Statistika (14 Korrik 2020)
Testime totale 33389
Raste pozitive 3667
Raste të shëruara 2062
Raste Aktive 1508
Humbje jete 97 (Qarku Tiranë 49, Shkodër 17, Durrës 15, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 2, Kukës 1, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 672
Durrës 219
Shkodër 190
Vlorë 97
Lezhë 77
Kukës 51
Korçë 46
Berat 40
Elbasan 39
Fier 36
Gjirokastër 22
Dibër 19

(f.m.dosja.al)

Shto Koment