Aktualitet

Regjistrohen tre raste me Covid-19 në Fier, dy prej tyre mjekë, anestezisti e mori virusin në Vlorë

Mjeku tjetër punon në Levan. Anestezisti ka qenë në qytetin e Vlorës, ditët e fundit, aty ku dyshohet se ka marrë edhe infeksionin. 
Featured image of article: Regjistrohen tre raste me Covid-19 në Fier, dy prej tyre mjekë, anestezisti e mori virusin në Vlorë Spitali i Fierit

TIRANË– Dy mjekë në spitalin e Fierit dhe një tjetër qytetar, kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Mësohet se dy mjekët, njëri prej tyre anestezist, i janë nënshtruar tamponit dhe sot kanë marrë përgjigjen pozitive. 

Mjeku tjetër punon në Levan. Anestezisti ka qenë në qytetin e Vlorës, ditët e fundit, aty ku dyshohet se ka marrë edhe infeksionin. 

Në momentin që ka vënë re ka patur simptoma, mjeku nuk ka shkuar më në punë. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ditën e sotme në vend janë shënuar 4 të vdekur dhe 83 raste të reja nga pandemia e koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se harta e qyteteve të reja është zgjedhuar, ndërkohë që numri i të prekurve të shtruar në spitalin Infektiv ka shkuar në 72 pacientë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment