Aktualitet

“Dua Iphone-n tim”, Krimet e Rënda i kthejnë telefonin Kejvina Kthellës. I mbajnë ‘peng’ makinën dhe llogaritë bankare

  • I kthyen iPhone-in por jo makinën e paratë, Kejvina kënaqet me pak
  • Sekuestrimi telefonit, makinës dhe llogarive bankare, iu bënë pasi Kejvina Kthella u mor në pyetje për shkak të komunikimeve që kishte me Redjan Rrajën për shkak të miqësisë së tyre.
    Featured image of article: “Dua Iphone-n tim”, Krimet e Rënda i kthejnë telefonin Kejvina Kthellës. I mbajnë ‘peng’ makinën dhe llogaritë bankare

    TIRANË- Kejvina Kthella tashmë do ketë sërish “Iphone-n” në duart e sa. Ky është vendimi që ka marrë Gjykata e Krimeve të Rënda. Sipas informacioneve Krimet e Rënda në seancën e zhvilluar sot gjyqtarja Daniela Shirka ka vendosur që t’i kthejnë telefonin modeles Kejvina Kthella, por i mbajnë ende të bllokuar makinën “Audi” dhe statements bankare.

    Sekuestrimi telefonit, makinës dhe llogarive bankare, iu bënë pasi Kejvina Kthella u mor në pyetje për shkak të komunikimeve që kishte me Redjan Rrajën për shkak të miqësisë së tyre.

    Redjan Rraja u arrestua disa ditë më parë dhe akuzohet si një nga atentatorët e 1 nëntorit, ku vdiq Andi Maloku dhe u plagos prokurori Arjan Ndoja dhe miku i tij, Pëllumb Ymeri (Rrumi i Shijakut). Deri më tani, pista e hetuesve është ajo e konflikteve për pronat tek Gjiri i Lalzit, dhe grupi i atentatorëve dyshohet se përbëhet nga 5 persona, mes tyre edhe Julian Sinaj, “Juli i Pashakos”, por ky i fundit jo më larg se dje i mohoi akuzat.

    Ndërkohë që Kejvina Kthella, sipas burimeve në Polici dhe prokurori rezulton se është alibia e Redjan Rrajës, i cili ka thënë para grupit se e ka të dashur modelen dhe se ka qenë me të në momentin e atentatit. Kejvina kishte gjithashtu në përdorim një makinë superluksoze, që është në pronësi të “Darës së Krujës”, e që kushton jo pak por rreth 30 mijë euro dhe që është sekuestruar.

    (A.B. Dosja.al)

    Shto Koment