Aktualitet

Dridhet jugu i Shqipërisë, tërmeti lëkund Memaliajn

Gjithsesi nuk ka pasur dëme materiale apo dëme në njerëz.
Featured image of article: Dridhet jugu i Shqipërisë, tërmeti lëkund Memaliajn Foto Ilustruese
Përditësuar:

TIRANË– Shqipëria është tronditur sërish nga lëkundjet e tërmetit. Dosja.al mëson se këtë radhë është dridhur jugu i Shqipërisë për shkak të një tërmeti.

Mësohet se tërmeti ishte me magnitudë 3,5 të shkallës rihter. Lëkundjet e kishin epiqendrën 16 km në veri-perëndim të Memaliajt dhe 28 km në lindje të Vlorës.

Të dhëna mbi tërmetin

Gjithsesi nuk ka patur dëme materiale apo në njerëz. Ndërkohë kujtojmë se para disa javësh banorët e Floqit në Korçë kanë braktisur banesat e tyre, pasi u goditën nga 16 tërmete të fuqishme brenda 7 orëve.

U dëmtuan 307 banesa, 97 prej tyre të shkatërruara. Banorët e kësaj zone, janë strehuar në çadrat e ngritura nga Forcat e Armatosura dhe Emergjencat Civile.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment