Politike

Drejtuesit e BE letër pro Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut: Të hapen negociatat në tetor

Ata theksojnë se në qershor ishte lënë afat që nisja e negociatave të bëhej tani në tetor dhe shkruajnë se kjo kohë ka ardhur. Në letër katër krerët e BE shtojnë se të dy vendet kanë bërë progres, por hapja e negociatave duhet të bëhet dhe për çështje strategjike.
Featured image of article: Drejtuesit e BE letër pro Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut: Të hapen negociatat në tetor Drejtuesit e BE dhe letra pro Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

BRUKSEL– Drejtuesit e rinj të Bashkimit Evropian, njëzëri janë shprehur sot se janë pro nisjes së negociatave për anëtarësimin në BE, me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në një letër të dërguar kolegëve të tyre brenda unionit, Presidenti Donald Tusk, David Sassoli, Jan Claude Juncker dhe Von der Leyen shprehen me nota pozitive për vendin tonë dhe fqinjin, Maqedoninë e Veriut.

Ata theksojnë se në qershor ishte lënë afat që nisja e negociatave të bëhej tani në tetor dhe shkruajnë se kjo kohë ka ardhur. Në letër katër krerët e BE shtojnë se të dy vendet kanë bërë progres, por hapja e negociatave duhet të bëhet dhe për çështje strategjike.

LETRA E PLOTË

Te dashur kolege,

Qershorin e kaluar u pajtuam të arrinim një vendim të qartë dhe thelbësor për hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë jo më vonë se tetori 2019.

Bashkimi Evropian qëndron para një zgjedhjeje strategjike. Nëse BE vendos tani për të filluar bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është një provë e aftësisë së Bashkimit për të përmbushur premtimet e saj dhe për të parë të ardhmen.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Bota jonë po pëson ndryshime të shpejta. Nëse BE do të ruajë rolin e saj ndërkombëtar dhe të mbrojë interesat e saj, ndërmarrja e një hapi drejt integrimit të atyre vendeve evropiane që kanë shprehur interes dhe kanë përmbushur kërkesat për fillimin e procesit të pranimit do të ndihmojë në arritjen e kësaj.

Letra e plotë në anglisht

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria bënë atë që u kërkuam të bënin. Arritja e kësaj kërkonte një përpjekje të konsiderueshme nga qytetarët e tyre, për të cilët perspektiva evropiane ka qenë një burim i shkëlqyeshëm i motivimit dhe vendosmërisë.

Nuk ka asnjë garanci për sukses. Do të ketë shumë punë të vështirë për reformat gjatë rrugës. Anëtarësia nuk do të ndodhë brenda natës. Dhe të dy vendet janë të vetëdijshëm për këtë. Paralelisht, bashkëpunimi i BE-së do të duhet të thellohet për të ecur së bashku me zgjerimin, në interesin e ndërsjellë të qytetarëve të vendeve evropiane dhe ato kandidate. Ne besojmë se tani është koha për të hapur bisedimet e pranimit me të dy vendet.

Pak ditë më parë Shqipëria ka marrë një “PO”  dhe nga Gjermania për hapjen e negociatave në 18 tetor nga BE. Shqipëria siç ishte parashikuar ka marrë një votë pro me kushte, ndërsa Maqedonia e Veriut ka marrë një votë “PO” të pastër. Për Shqipërinë votuan 395 deputet pro, 188 kundër dhe 16 abstenim, të cilët kanë thënë se për Shqipërinë janë dhe 9 kushte që duhet plotësuar që të nisin negociatat me Bashkimit Evropian.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment