Politike

Dorëheqja e Pjetrit, Rudina Hajdari: Problemi nuk qëndron tek ai, por tek sistemi i kalbur politik

Deputetja që ka disa muaj që kërkon ndryshimin e sistemit, shkruan se e gjithë kjo situatë në politikë ka ardhur nga kalbëzimi i sistemtit.
Featured image of article: Dorëheqja e Pjetrit, Rudina Hajdari: Problemi nuk qëndron tek ai, por tek sistemi i kalbur politik Rudina Hajdari, deputete

TIRANË- Deputetja Rudina Hajdari ka reaguar pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit. Në një reagim në Facebook, ajo shkruan se ky nuk është një rast ku ka përgjegjësi individi, por i gjithë sistemi politik.

Deputetja që ka disa muaj që kërkon ndryshimin e sistemit, shkruan se e gjithë kjo situatë në politikë ka ardhur nga kalbëzimi i sistemtit. “Ajo që është akoma dhe më shqetësuese është se nuk ekziston një alternativë për qytetarët, një figurë politike që t’i besojnë, pasi fatkeqësisht u është mbushur mendja se të gjithë janë njësoj”, shton Hajdari.

REAGIMI I PLOTË

Çështja e Valdrin Pjetrit vërteton për të disatën herë se sa i korruptuar dhe i dështuar është sistemi ynë politik.

Një individ me të kaluar kriminale vendoset si përfaqësues i Partisë Socialiste për të marrë postin e Kryetarit të Bashkisë në qytetin e Shkodrës. Problemi nuk qëndron tek individi, sa tek liderat partiakë që promovojnë figura të pista në pozicione të larta drejtuese apo sistemi i kalbur politik që lejon pseudo-liderat partiakë të tallen me qytetarët shqiptarë.

Ajo që është akoma dhe më shqetësuese është se nuk ekziston një alternativë për qytetarët, një figurë politike që t’i besojnë, pasi fatkeqësisht u është mbushur mendja se të gjithë janë njësoj. Kanë humbur besimin tek kjo kastë politike që sheh vetëm interesin personal, duke e lënë në harresë interesin publik. Qytetarët shqiptarë janë të distancuar komplet dhe nuk reagojnë edhe kur ndodhin ngjarje të tilla absolutisht të papranueshme, për një vend që aspiron futjen në BE, pasi u ka vdekur shpresa.

E vetmja zgjidhje është ndryshimi i këtij sistemi politik e zgjedhor që po fundos Shqipërinë përditë e më shumë. Opozita Parlamentare do të vijojë luftën kundër këtij sistemi akoma dhe më e vendosur me Reformën Zgjedhore, në mënyrë që shqiptarëve t’u jepet mundësia të jenë të përfaqësuar nga individë me figurë të pastër, si nga ana ligjore ashtu edhe nga ana etike.

Pas akzuave të shumta dhe publikimit të dokumentave nga Partia Demokratike, Valdrin Pjetri ka vendosur që të tërhiqet nga marrja e Bashkisë së Shkodrës. Pjetri javën e fundit ka qenë nën akzua nga PD, e cila kërkoi pikërisht dorëheqjen e tij. Pas publikimit të akuzave reagoi PS dhe vet Edi Rama, të cilët “i kthyen shpinën”, duke thënë se askush nuk është mbi ligjin. Prokuroria ka nisur verifikimet për Pjetrin, i cili tashmë ka vendosur që të luftojë për të nxjerrë deri në fund të vertetën.

(A.B. Dosja.al)

(A.B. Dosja.al)

2 Komente në “Dorëheqja e Pjetrit, Rudina Hajdari: Problemi nuk qëndron tek ai, por tek sistemi i kalbur politik

  1. Sa te kaloje pak Fatmira vetingun.Bajge

  2. Po kaloj Fatmira vetingun drejtesine e ka marr lumi dhe deti.

Shto Koment