Aktualitet

Dora e lyer me gjak, i shtrirë përtokë, del FOTOJA. Si u vra Dritan Haxholli në Kavajë, 16 plumba në ‘Far West’ në sy të fëmijëve…

Në pamjen e siguruar duket 41-vjeçari i shtrirë përtokë, ndërkohë që dora e tij duket e lyer me gjak.
Featured image of article: Dora e lyer me gjak, i shtrirë përtokë, del FOTOJA. Si u vra Dritan Haxholli në Kavajë, 16 plumba në ‘Far West’ në sy të fëmijëve… Viktima Dritan Haxholli

KAVAJE- Dosja.al siguron foton e viktimës në ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Kavajë, ku pas një përplasje me armë zjarri humbi jetën Dritan Haxholli. Në pamjen e siguruar shihet 41-vjeçari i shtrirë përtokë, ndërkohë që dora e tij duket e lyer me gjak.

Dritan Haxholli, viktima

I veshur me një këmishë ngjyrë blu dhe një triko të zezë, viktima shihet i shtrirë në apartamentin e Marsida Qatjas, aty ku ndodhi vrasja. Plot 16 plumba u lëshuan në këtë apartament, ndërkohë që në momentin e krimit, në banesë ndodheshin edhe tri fëmijët e mitur të 30-vjeçares, Marsida Qatja.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kavajë. Një konflikt i armatosur që përfundoi me një viktimë dhe me një të plagosur. Viktima bezdiste ish të dashurën Marsida Qatja. Kjo e fundit thirri për ndihmë të dashurin e ri Bledar Toçi. Pasi pa njerëz në shtëpi viktima hapi zjarr duke plagosur policin, ky i fundit e vrau me armën e shërbimit. Në apartamentin duplex jetonin edhe fëmijët e parukieres 30-vjeçare.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment