Aktualitet

Mbeti jashtë SPAK-ut/ Donika Prela kërkesë KLP-së: Më emëroni në Prokurorinë e Përgjithshme

Donika Prela letër KLP-së ku i kërkon të emërohet në organet e tjera të hetimit në vend pasi ngeli jashtë SPAKU-t.
Featured image of article: Mbeti jashtë SPAK-ut/ Donika Prela kërkesë KLP-së: Më emëroni në Prokurorinë e Përgjithshme KLP dhe Donika Prela

Tiranë- Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela i ka dërguar një letër KLP-së, ku i kërkon që të emërohet në institucionet e tjera të hetimit në vend pas krijimit të SPAK.  Në letrën që ka dërguar Këshillimit të Lartë të Prokurorisë, Prela kërkon të emërohet në Prokurorinë e Përgjithshme.

“Më emëroni prokurore në Apel. Nëse nuk ka hapësirë në Apel më emëroni në Prokurorinë e Përgjithshme.”, thuhet  ndër të tjera në letër.

Aktualisht Donika Prela është drejtuese e komanduar e Prokurorisë për Krime të Rënda, por me krijimin e SPAK, ky organ shkrihet, ç’ka për Prelën do të thotë, rikthim në Prokurorinë e Durrësit, aty edhe ku ka emërimin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Letra drejtuar KLP-së do të shqyrtohet nga Komisioni i Karrierës e më pas KLP do të dalë me një vendim.

J.V/Dosja.al

Shto Koment