Aktualitet

Do kryente vrasje, Gjykata lë në burg anëtarin e Bajrave: Do flas një herë tjetër

  • Arrestohet i rrezikshmi nga Shkodra që vrau në 2014-n për balerinën/ Lidhja me Bajrat dhe Eljo Haton
  • Dosja.al mëson se Erkoçeviq nu ka pranuar të flasë përpara trupit gjykues dhe ka thënë se do të flasë një herë tjetër.
    Featured image of article: Do kryente vrasje, Gjykata lë në burg anëtarin e Bajrave: Do flas një herë tjetër

    TIRANË– Gjykata ka lënë në burg Sadetin Erkoceviq, 28-vjeçarin që u arrestua dy ditë më parë në kryeqytet. I njohur edhe si anëtar i Bajrave, Erkoçeviq dyshohet se do të kryente një vrasje në Tiranë.

    Dosja.al mëson se Erkoçeviq nu ka pranuar të flasë përpara trupit gjykues dhe ka thënë se do të flasë një herë tjetër. ‘Nuk dua të flas tani, do flas në një moment të dytë,”– mësohet të jetë shprehur anëtari igrupit të rrezikshëm kriminal, që njihet edhe për shoqërinë e tij me Eljo Haton, të përfshirin në vrasjen e ish-Bllokut një vitë më parë.

    28-vjeçari i lindur në Shkodër u arrestua dy ditë më parë nga policia pasi dyshohej se do të kryente një krim në Tiranë. Në momentin e arrestimit Erkoçeviqit iu sekuestrua një pistoletë që mbantë në çantë, me një plumb në fole.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Sadetini rezultonte i shpallur në kërkim për vrasjen e Indrit Yllit të kryer në vitin 2014.

    (f.m/dosja.al)

    Shto Koment