Aktualitet

Tensionet tek Teatri/ Basha kërcënon kryeministrin: Do veprojmë me çdo formë, kjo do jetë gropa e Edi Ramës

Nga oborri i teatrit, aty ku artistë dhe qytetarë kundërshtojnë shembjen, kryedemokrati tha se Partia Demokratike është në krah të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe se do të merret çdo mjet dhe formë për të mos lejuar shembjen.

TIRANE-  Kryetari i opozitës së bashkuar, Lulzim Basha, ka kërcënuar sot hapur kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë socialiste se nëse do të tentojnë të shembin godinën e Teatrit Kombëtar, atëherë “gropa e Teatrit do të jetë gropa e Edi Ramës”.

Nga oborri i teatrit, aty ku artistë dhe qytetarë kundërshtojnë shembjen, kryedemokrati tha se Partia Demokratike është në krah të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe se do të merret çdo mjet dhe formë për të mos lejuar shembjen. Basha hodhi një denoncim të fortë, kur tha se me shembjen e Teatrit dhe projektin e ri, po pastrohen paratë e drogës.

“Ky është projekt grabitës, kriminal, po pastrohen paratë e drogës me një arkitekt të dënuar në Itali, është arkitekti i Edi Ramës. Kjo është një skemë mafioze për të pasurur Ramën dhe vjedhur shqiptarëve Teatrin. Këtu po pastrohen paratë e drogës. Gropa e Teatrit do të bëhet gropa e Edi Ramës. Opozita ka qenë dhe do të jetë këtu. Nuk është kjo çështja. Para çdo shqiptari duket qartë se kemi një bandë jo qeveri. Kjo që po ndodh këtu do ndodhë nesër në shtëpitë e tyre. Do veprojmë me çdo formë dhe mjet.”-tha Basha.

Deklarata e kryedemokratit Lulzim Basha u bë në një valë tensionesh që janë ndezur pas ndërhyrjes dhe rrethimit që policia i ka bërë Teatrit Kombëtar. Policia e Shtetit, Shqiponja dhe efektivët e policisë Bashkiake u përplasën me artistët që kundërshtojnë prej muajsh shembjen e godinës. Artistët kërkojnë të hyjnë sërish në godinë, por policia nuk i ka lejuar.

(F.g/dosja.al)

2 Komente në “Tensionet tek Teatri/ Basha kërcënon kryeministrin: Do veprojmë me çdo formë, kjo do jetë gropa e Edi Ramës

  1. Ruhuni nga Basha se eshte djale qe e mban llafin edhe pse nuk i del kurre

    • Ketij I mbeti brisku ne dore

Shto Koment