Politike

Ditmir Bushati nuk zgjidhet përfaqësues për lirinë e medias në OSBE

Në postin e mbajtur nga Harlem Dezir, është zgjedhur sekretarja e shtetit të Portugalisë, Teresa Ribeiro. Kjo pasi përfaqësuesi i medias zgjidhet me konsensus nga 57 vendet anëtare të organizatës, pasi një mandat i dytë për Désir u bllokua nga Azerbajxhani.
Featured image of article: Ditmir Bushati nuk zgjidhet përfaqësues për lirinë e medias në OSBE Ditmir Bushati

VJENË– Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati nuk është zgjedhur në postin e përfaqësuesit të lirisë së medias nga vendet anëtare të OSBE-së. Burime për Dosja.al sqarojnë se Shqipëria dhe kryeministri Edi Rama nuk e kanë propozuar emrin e Bushatit për 4 nga 11 vendet “kyçe” të OSCE-së. Të njëjtat burime për Dosja.al njoftuan se nga 11 kandidatë, më 29 nëntor, Shqipëria dërgoi 4 emra, por nuk është zgjedhur asgjë prej tyre.

“Në 4 kandidatë që ka propozuar kryesia shqiptare e OSCE bie në sy që nuk figuron Ditmir Bushati. Në zgjedhje të tilla nuk ka garë por vetëm propozime që më pas votohen nga 57 vendet anëtare. Nga  11 kandidatë për 4 pozicionet kyçe të OSCE-së me datë 29 nëntor ka propozuar 4 kandidatë,”-bëjnë me dije burime për Dosja.al

Në postin e mbajtur nga Harlem Dezir, është zgjedhur sekretarja e shtetit të Portugalisë, Teresa Ribeiro. Kjo pasi përfaqësuesi i medias zgjidhet me konsensus nga 57 vendet anëtare të organizatës, pasi një mandat i dytë për Désir u bllokua nga Azerbajxhani, si përgjigje të kritikave të marra nga censura dhe arrestimet e gazetarëve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) do të drejtohet nga Italian Matteo Mecacci. Paraardhësi i tij, ish-Ministri i Jashtëm Islandez Ingibjörg Sólrún Gísladóttir, u bllokua për të rikandiduar nga Taxhikistani.  Komisioneri për pakicat kombëtare do të jetë Kairat Abdrakhmanov, i cili në të kaluarën ishte ministër i jashtëm i Kazakistanit.

(a.k.dosja.al)

Shto Koment