Aktualitet

Digjet një automjet në Ishëm të Durrësit, dyshohet se janë lënduar njerëzit brenda tij, dy zjarrëfikëse zbarkojnë në vendngjarje

Dy zjarrëfikëse, të Durrësit dhe të Fushë Krujës, kanë zbarkuar në vendin e ngjarjes.
Featured image of article: Digjet një automjet në Ishëm të Durrësit, dyshohet se janë lënduar njerëzit brenda tij, dy zjarrëfikëse zbarkojnë në vendngjarje Foto ilustruese

DURRËS– Një automjet ka marrë flakë në afërsi të Ishmit në Durrës. Ngjarja ka ndodhur mesditë ne sotme, teksa makina me disa persona brenda, po udhëtonte.

Dyshohet se nga ngjarja kanë mbetur njerëz të lënduar, por nuk janë bërë me dije të tjera detaje.  Dy zjarrëfikëse, të Durrësit dhe të Fushë Krujës, kanë zbarkuar në vendin e ngjarjes për të shuar flakët.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri dhe polici nuk ka dhënë njoftim zyrtar lidhur me këtë rast.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment