Aktualitet

Digjet “Benz”-i gjatë natës në Vlorë, mjeti mori flakë teksa ishte i parkuar

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në Vlorë, në lagjen "Hajro Çakërri", pranë ambulancës.
Featured image of article: Digjet “Benz”-i gjatë natës në Vlorë, mjeti mori flakë teksa ishte i parkuar Pamje nga vendi i ngjarjes

VLORË– Një automjet i llojit “Benz” ka marrë flakë dhe është djegur gjatë natës që lamë pas.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në Vlorë, në lagjen “Hajro Çakërri”, pranë ambulancës.

Bëhet me dije se mjeti i djegur, i llojit “Benz”, me targa AA212LN është djegur në momentin që ka qenë e parkuar në oborrin e shtëpisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Paraprakisht dyshohet se shkak për djegien e mjetit është bërë një shkëndijë elektrike, por hetimet vazhdojnë. Ende nuk dihet se në pronësi të kujt ishte automjeti dhe nuk ka një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment