Aktualitet

Dhunonte bashkëshorten dhe fëmijët, arrestohet në flagrancë 42-vjeçari në Tiranë

Sipas një njofitmi nga Policia, bëhet me dije se 42-vjeçari për një kohë të gjatë suhtronte dhunë psikologjike dhe fizike ndaj familjarëve të tij dhe mbante një armë pa lejë në banesë.
Featured image of article: Dhunonte bashkëshorten dhe fëmijët, arrestohet në flagrancë 42-vjeçari në Tiranë Arma e sekuestruar

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar një 42-vjeçar, i cili akuzohet se dhunonte bashkëshorten e tij dhe dy fëmiëjt.

Sipas një njofitmi nga Policia, bëhet me dije se 42-vjeçari për një kohë të gjatë suhtronte dhunë psikologjike dhe fizike ndaj familjarëve të tij dhe mbante një armë pa lejë në banesë.

Gjatë një kontrolli të ushtruar sot në banesë është bërë i mundur arrestimi i tij dhe sekuestrimi i armës.

“Dhunon fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten dhe fëmijët, arrestohet në flagrancë nga Policia. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe fishekë luftarakë të cilat ky shtetas i mbante në banesë pa leje. Specialistët për parandalimin dhe Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.4 arrestuan në flagrancë shtetasin: A. V., 42 vjeç, banues në fshatin Vilëz në Zall Bastar/Tiranë. Ky shtetas në mënyrë të vazhdueshme ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj familjarëve (bashkëshortes, djalit dhe vajzës). Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë këtij shtetasi , Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë dhe fishekë luftarakë .. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. V., për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit'”, shkruhet në njoftim.

Ndërkohë nga ana tjetër bëhet me dije se sot janë arrestuar në flagrancë dhe dy shtetas të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

NJOFTIMI I POLICISË

Nga Komisariati i Policisë Nr.2 u arrestua në flagrancë shtetasi: F. Ç., 44 vjeç, banues në Tiranë. Në rrugën “Muhamet Gjollesha” ky shtetas i ka vjedhur brenda automjetit, telefonin celular shtetasit E. G. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. Ç., për veprën penale “Vjedhja”.

Nga Komisariati i Policisë Nr.6 u arrestua në flagrancë shtetasi: Sh. Xh., 54 vjeç, banues në Ndroq/Tiranë. Ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatit (bashkëshortit të motrës). Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. Xh., për veprën penale “Dhunë në familje”.

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment