Aktualitet

Dhunoi barbarisht të miturin te Liqeni Artificial, Prokuroria nis procedimin penal për efektivin

Prokuroria e Tiranës ka nisur procedimin penal, për efektivin që dhunoi djalin e aktores Zaida Çobo, pasi kishte thyer karantinën, për të bërë xhiro me biçikletë.
Featured image of article: Dhunoi barbarisht të miturin te Liqeni Artificial, Prokuroria nis procedimin penal për efektivin Djali i dhunuar

Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedim penal për punonjësin e policisë G.N., i cili pak javë më parë dhunoi djalin e aktores Zaida Çobo. Në vijim të veprimeve hetimore është kërkuar në gjykatë edhe pezullimi nga detyra i efektivit të policisë. Ndërkohë po vijojnë hetimet për të vënë para përgjegjësisë dhe personat e tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. Adoleshenti u dhunua nga efektivët e policisë, teksa bënte xhiro me biçikletë dhe kishte thyer karantinën.

Ditën e sotme ndërkohë, Zaida Çobo ka paditur në prokurori, drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Në shkresë thuhet se Çoba pretendon se Veliu i ka cënuar dinjitetin dhe nderin pas publikimit të të dhënave personale dhe kërkon të dëmshpërblehet me shumë prej 1 milionë lekësh. Pak ditë më parë, në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, në vend që të përgjigjej për dhunën e ushtruar nga 4 efektivë policie mbi djalin e Zaidës, publikoi një video të kësaj të fundit, e cila shfaqej me armë në dorë, por pamjet ishin nga shesh xhirimi i një filmi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(g.sh./dosja.al)

 

Shto Koment