Aktualitet

Dhunimi në Divjakë, KMD: Të zbardhet ngjarja sa më shpejt, do monitorojmë procesin e votimit dhe të numërimit

Në një deklaratë për mediat, KMD nxit Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë të zbardhë sa më shpejt ngjarjen e papranueshme të ushtrimit të dhunës ndaj një gruaje, por edhe për shkak të bindjeve politike, si dhe te merren masa të menjëhershme ndaj autorit.
Featured image of article: Dhunimi në Divjakë, KMD: Të zbardhet ngjarja sa më shpejt, do monitorojmë procesin e votimit dhe të numërimit

TIRANË– Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka dënuar dhunimin e aktivistes së Partisë Demokratike, të ndodhur paraditen e sotme në Divjakë.

Në një deklaratë për mediat, KMD nxit Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë të zbardhë sa më shpejt ngjarjen e papranueshme të ushtrimit të dhunës ndaj një gruaje, por edhe për shkak të bindjeve politike, si dhe te merren masa të menjëhershme ndaj autorit.

Deklaratë për Mediat: Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi monitoroi me shqetësim gjithë fushatën elektorale dhe regjistroi të gjitha rastet e dhunës verbale e fizike. Edhe në ditën e përcaktuar si heshtje zgjedhore, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi u njoh nëpërmjet mediave me incidentin e Divjakës, në të cilën një aktiviste politike u dhunua fizikisht dhe verbalisht.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi nxit Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë të zbardhë sa më shpejt ngjarjen e papranueshme të ushtrimit të dhunës ndaj një gruaje, por edhe për shkak të bindjeve politike, si dhe te merren masa të menjëhershme ndaj autorit. Institucioni i KMD garanton qytetarët se do të monitorojë dhe nxisë institucionet të zbatojnë ligjet sa herë konstaton shkelje të të drejtave të Njeriut.

Elsa Bita, aktiviste, kandidate dhe mbështetëse e Partisë Demokratike në Divjakë, është rrahur për shkak të denoncimeve kundër PS. Fillimisht ajo denoncoi se është dhunuar nga vëllai i kryebashkiakut të qytetit, Fredi Kokoneshi, ndërsa në një version të dytë, ajo tha se është dhunuar nga shefi i Policisë në Divjakë, Altin Shehu. Bita tha se u dhunua pasi filmoi edhe administratën duke marrë pjesë në disa takime elektorale. Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit ka nisur një hetim administrativ nga Drejtoria e Standardeve Profesionale.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment