Aktualitet

Dorëheqja nga Vettingu, KPK çon në prokurori Petrit Fushën, në dijeni edhe Arta Marku

KPK dërgon në Prokurori dosjen hetimore të raportit të Vettingut, për ish-drejtuesin e Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha. KPK njofton se në dijeni është edhe kryeprokurorja Arta Marku. Petrit Fusha dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë në shkurt të këtij viti, duke i kursyer vetes përballjen me Vettingun.
Featured image of article: Dorëheqja nga Vettingu, KPK çon në prokurori Petrit Fushën, në dijeni edhe Arta Marku Petrit Fusha, ish-drejtues i Prokurorise se Tiranes

TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dërguar në prokurori dosjen hetimore në ngarkim të ish-drejtuesit të Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha.

KPK njofton se ka referuar në prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, raportin me përfundimet e hetimit të Vetting-ut për Petrit Fushën.

Njoftimi i KPK:

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se ka referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, raportin me rezultatet përfundimtare të hetimit administrativ, për ish-prokurorin, z. Petrit Fusha, në kuadër të procesit të rivlerësimit kalimtar për gjyqtarët dhe prokurorët në Republikën e Shqipërisë. Lidhur me rastin, Komisioni ka vënë në dijeni edhe Prokuroren e Përgjithshme.

KPK e nisi Vettingun për Fushën më janar 2018 dhe e përfundoi në shkurt të 2019.

Petrit Fusha dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë në shkurt të këtij viti, duke i kursyer vetes përballjen me Vettingun. Ai kishte 32 vite në detyrë si pjesë e sistemit të drejtësisë.

Në letrën e tij të dorëheqjes në muajin shkurt, ai thoshte se eksperiencën e tij, do ta përdor në një në një aktivitet tjetër me më pak ngarkesë pasi sipas tij ka ngjarje e fenomene të drejta e të pa drejta.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kush është Petrit Fusha?

Petrit Fusha, i emëruar nga ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ka drejtuar për 5 vite prokurorinë e Tiranës.

Ai u shkarkua në 28 dhjetor 2017 nga kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku dhe në vend të tij u emërua Dritan Rreshka.

Ai ka punuar si prokuror në Prokurorinë e Tiranës, pastaj është transferuar në Shkodër për t’u rikthyer më pas në Tiranë. Fusha ishte duke pritur caktimin e datës për t’ju nënshtruar sistemit të Vettingut, kur dha dorëheqjen.

Për opinionin publik, ai njihet si personi që ka hetuar para disa vitesh dosjen e Ardit Gjoklajt. 

Fusha nuk ka shpëtuar as nga akuzat e Partisë Demokratike që e kanë akuzuar atë se e ka mbyllur dosjen hetimore, pa e hetuar siç duhet atë, pas ndërhyrjes së pretenduar të kryebashkiakut Erion Veliaj.

(f.g/Dosja.al)

Shto Koment