Aktualitet

Detaje nga plagosja në Lezhë/ Autori plagosi 37-vjeçarin pas sherrit për një karikues telefoni (FOTO+EMRAT)

Aleksandër Dedgjonaj ka qëlluar me dy plumba në këmbë 37-vjeçarin Ardian Kolën. Sherri ka ndodhur për një karikues celulari. Autori në kërkim nga Policia.
Featured image of article: Detaje nga plagosja në Lezhë/ Autori plagosi 37-vjeçarin pas sherrit për një karikues telefoni (FOTO+EMRAT) Ardian Kola

Lezhë- Detaje të reja kanë dalë nga plagosja me armë zjarri e 37-vjeçarit Ardian Kola në Lezhë. Mësohet se autori është Aleksandër Dedgjonaj, i cili ka plagosur me dy plumba në këmbë 37-vjeçarin pas një sherri për bizneset e tyre.

Dosja.al mëson se autori dhe i plagosuri kanë bizneset pranë njëri-tjetrit në qytetin e Lezhës. Ardian Kola ka një biznes që jep makina me qira, ndërsa Dedgjonaj ka një dyqan celularësh. Konflikti mësohet se ka lindur për një karikues celulari.  Kola shkoi në dyqanin e Dedgjonaj dhe bleu një karikues telefoni por ai nuk i punoi.

 

 

Më pas 37-vjeçari u rikthye sërish në lokal dhe i kërkoi llogari Dedgjonaj. Këtu nisi edhe sherri. Fillimisht ata janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin dhe më pas Dedgjonaj ka qëlluar me armë.

Kola po trajtohet në spitalin e Lezhës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa autori është  në kërkim nga Policia.

J.V/Dosja.al 

  • 10:11

    Detaje nga plagosja në Lezhë/ Sherri për një karikues celulari mes dy pronarëve të dyqaneve, si u përplasën të rinjtë

    Për plagosjen në Lezhë, që ndodhi mbrëmjen e djeshme kanë dalë detaje të reja. Mësohet se sherri mes Ardian Kolës dhe Aleksandër Dedgjonaj ka nisur për një karikues telefoni. Kola shkoi në dyqanin e Dedgjonaj dhe bleu një karikues telefoni por ai nuk i punoi. Më pas 37-vjeçari u rikthye sërish në lokal dhe i kërkoi llogari Dedgjonaj. Këtu nisi edhe sherri.

    Fillimisht ata janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin dhe më pas Dedgjonaj ka qëlluar me armë. Autori ka plagosur me dy plumba në këmbë 37-vjeçarin. Ardian Kola ka një biznes që jep makina me qira, ndërsa Dedgjonaj ka një dyqan celularësh.

    Kola po trajtohet në spitalin e Lezhës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa autori është  në kërkim nga Policia.

     

Shto Koment